STATISTIKA DEMOGRAFIKE
NDËRKOMBËTARE
Lista e vendeve sipas numrit të popullsisë në botë
Në tabelën në vijim është një listë e vendeve të renditura sipasmadhësisë së popullsisë në botë, nga vendi me popullsi më të madhe te vendi me popullsi më të vogël. Të dhënat e tabelës kanë dalë nga një publikim i Bankës Botërore që mban datën 17 janar 2024.1)
Secili ka mundësi të bëjë vetë krahasimet dhe analizat për ecurinë e popullsisë në botë dhe sipas shteteve, por nga këto të dhëna, në mënyrë të përmbledhur, dalin disa përfundime kryesore.
India është vendi më i populluar në botë, me rreth 1.442 miliardë njerëz nga 1 korriku 2024. India pasohet ngushtë nga Kina, që ka një popullsi prej mbi 1.425 miliardë. Vetëm këto dy vende kanë kaluar mbi një miliard, të tjerat janë nën 500 milionë banorë. Pesë vendet e tjera që kanë një numër banorësh mbi 200 milionë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indonezia, Pakistani, Nigeria dhe Brazili.
Selia e Shenjtë (Qyteti i Vatikanit) me 526 banorë është vendi më i vogël në botë, i vetmi vend me një popullsi nën 1 mijë banorë.
Nga fillimi i vitit 2024 vlerësohet që 15 vende kanë një popullsi mbi 100 milionë banorë secili. Prej tyre, 7 janë në Azi, 4 në Afrikë, 2 në Amerikën
e Veriut dhe 1 në Europë dhe Amerikën e Jugut. Republika Demokratike e Kongos është vendi më i fundit që e ka kapërcyer 100-milionëshin.
29 vende kanë një popullsi prej më se 50 milionë banorë, ndërsa 94 vende anë së paku 10 milionë secili. Pesë vendet e para përbëjnë rreth 46% të popullsisë globale; dhjetë shkojnë mbi 57%. Njëzet vendet e para arrijnë rreth 70%.
105 vendet/territoret më të vogla kontribuojnë vetëm me 1 % të popullsisë globale dhe 177 të renditura më ulët përbëjnë vetëm 10 % të popullsisë botërore gjithsej.
India do të jetë kontribuesi më i madh i rritjes së popullsisë botërore gjithsej më 2024. India llogaritet për 17.81 për qind të rritjes globale gjithsej. Popullsia indiane vlerësohet të rritet me 13.09 milionë, pasuar nga Nigeria me 5.35 milionë. Me 4.72 milionë, 3.36 milionë dhe 3.19 milionë Pakistani, RD e Kongos dhe Etiopia, janë përkatësisht kontribuesit më të mëdhenj për rritjen neto të popullsisë.2)
Nga 237 vende/territore të projektuara nga Kombet e Bashkuara, popullsia e 45 vendeve do të vijë në ulje më 2024 krahasuar me 2023. Ulja e kombinuar e popullsisë e këtyre 45 rajoneve është 3,881,415. Këto 45 vende/territore llogariten për 25.87% të popullsisë globale. Polonia mund
të regjistrojë rënien më të thellë të popullsisë me 804 mijë, pasuar nga Japonia, Kina, Federata Ruse dhe Rumania me rënie prej mbi 200 mijë secila.
Azia është kontinenti më i populluar në botë, me 4.64 miliardë njerëz, llogaritur për rreth 60% të popullsisë botërore nga viti 2020. Afrika është kontinenti i dytë më i madh, me rreth 1.34 miliardë njerëz, ose 17% të popullsisë botërore. Vetëm këto dy kontinente kanë kapërcyer kufirin prej
një miliard. Azia dhe Afrika së bashku zënë rreth 77% të popullsisë globale.
1) Burimi: World Bank, The World Factbook.Date:17 janar 2024. UN (World Population Prospects 2022). Countries by population 2024 - StatisticsTimes.com
2) https://statisticstimes.com/demographics/countries-by-population.php
i) Under UNSC res. 1244.