SHPALLEN REZULTATET KRYESORE TË
CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE
2023 NË SHQIPËRI
Më datën 28 qershor 2024, Instituti i Statistikave shpalli rezultatet kryesore të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në Shqipëri. Ky publikim -vuri në dukje Dr. Elsa Dhuli, Drejtor i përgjithshëm- do të vijojë me rishikimin e popullsisë nga viti 2011 deri në vitin 2023, si dhe projeksionet e popullsisë dhe strukturën demografike të saj në 20 vitet e ardhshme. Duke vijuar me një sërë publikimesh tematike të detajuara, si tendencat e migracionit, nivelet e arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimet socio-ekonomike, tipologjia e ndërtesave dhe banesave. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë.1)
1) Censi i popullisë dhe banesave në Shqipëri 2023 – Rezultatet kryesore.
Në vijim po paraqesim gjetjet kryesore të censit të popullsisë dhe banesave 2023:
Popullsia
• Popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më 18 shtator 2023 rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin e 2011.
• Dendësia e popullsisë së Shqipërisë është 83,6 banorë për km2.
• Rënia e popullsisë ndjek trendin e konstatuar prej vitit 1990, i cili vjen si fenomen i emigracionit.
• Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2 meshkuj për 100 femra.
• Pesë në gjashtë persona të moshës njëqind vjeçare në Shqipëri janë
gra. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në
qarkun e Tiranës.
Statusi martesor
• Shumica e popullsisë prej 54,9 përqind rezulton e martuar, 36.6 përqind beqar, ndërsa 7,0 përqind e popullsisë i/e ve dhe 1,4 përqind të divorcuar ose të ndarë.
• Midis popullsisë së ve, 82,3 përqind janë gra.
Migracioni
• Nga popullsia banuese gjithsej, 99,4 përqind kanë shtetësi shqiptare.
• Nga popullsia banuese gjithsej, 98,3 përqind janë të lindur në Shqipëri.
• Midis atyre të lindur jashtë vendit, afërsisht gjysma (46.2 përqind) kishin lindur në Greqi dhe 16.6 përqind në Itali.
Alfabetizmi dhe arsimi
• Shkalla e alfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 97,7 përqind.
• Të dhënat e Censit tregojnë se 96,8 përqind e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën.
• Përqindja e femrave me arsim të lartë ka ardhur vazhdimisht në rritje, nga 41,1 përqind në Censin e 2001 në 51,0 në Censin e 2011 dhe 55,7 përqind në Censin e 2023.
Aftësia e kufizuar
• Prevalenca e aftësisë së kufizuar në popullsinë 5 vjeç e lart është 6,5 përqind.
• Prevalenca e aftësisë së kufizuar është më e lartë tek femrat (7,2 përqind) krahasuar me meshkujt (5,9 përqind).
• Nga popullsia me aftësi të kufizuar, 59,5 përqind janë të moshës 65 vjeç e lart.
• Lloji më i zakonshëm i kufizimit bazë të funksionimit i vlerësuar në
Cens është vështirësia në ‘Ecje ose ngjitje të shkallëve’ (4,3 përqind) dhe
në ‘Shikim’ (2,3 përqind).
Njësitë Ekonomike Familjare dhe banesat
• Numri gjithsej i NjEF është 755.950, rritur me 4,7 përqind, krahasuar me Censin 2011.
• Madhësia mesatare e NjEF është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për NjEF në Censin e 2011.
• Rreth një në katër NjEF - 24,3 përqind – kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore në NjEF dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj.
• Shumica e NjEF me 82,5 përqind janë pronarë të banesës ku jetojnë.
• 11,4 përqind e NjEF zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011.
• Përqindja e banesave të zakonshme të pabanuara është 32,9 përqind.2)
2) Censi i popullisë dhe banesave në Shqipëri 2023 – Rezultatet kryesore. F.13.