ANALIZA E LLOGARIVE RAJONALE SI

MJET PËR TË SHMANGUR THELLIMIN

E SHPËRPJESËTIMEVE NË ZHVILLIMIN

EKONOMIK RAJONAL

Luan SHAHOLLARI,

kryeredaktor i kolegjiumit të revistës “Studime Demografike”, Tiranë

Robert ÇELO,

zv/dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Abstract

Regional statistics are a cornerstone of the EU statistical system and form the basis for the definition of regional indicators. At the heart of regional statistics is NUTS – the EU’s classification of territorial units for statistics. This regional classification for EU countries is based on a hierarchy of regions and subdivides each country into regions that are classified according to NUTS levels 1, 2 and 3 (from larger to smaller).The NUTS classification plays a crucial role in ensuring consistent and comparable regional statistics across the EU,creating conditions for more deep socio-economic analyses. For non-EU countries –EFTA and candidate countries -where Albania included – the concept of ‘statistical regions’ is used instead of NUTS. This applies the same principles like NUTS classification but is based on bilateral agreements between the countries concerned and Eurostat.

Since 2011, based in the metodogical criteria of the EU institutions, in parallel of the national indicators, INSTAT is publishing the statistical regional accounts, too. In 2021, toward 2016 the national GDP has grown by 26%, in the northern region’s by 18.5%, the central region by 35%, and the southern region by 17.7%. In 2021, the highest GDP level at current prices was recorded in the Central region with 50.5% of the national level, approximately 2.3 times higher than in the northern region and 85.6% higher compared to the southern region. The GDP level of the Tirana County has reached 87% of the total region, while 13% belongs to the Elbasan County. The GDP per capita in purchasing power standards (PPS) has shown a relatively low increase over the study years from 29.4% in 2016 to 32.73 % in 2021.GDP per capita in PPS relative to the EU 27 average increased from 29.4% in 2016 to 32.73% in 2021. The Central region had the highest weight: from 35.1% in 2016 to 38.19%. in 2021.

In the paper are presented statistical data for the performance of the GDP during years 2017-2021 in the country and region level, in total and per capita. These data reflect the dynamics of different regions within Albania and provide valuable insights for policymakers and businesses.

Key words: EU, NUTS, Albania, INSTAT, Statistical regions, Regional Account, GDP.

 

 

 

Përmbledhje

Statistikat rajonale janë një gur themeli i sistemit statistikor të BE-së dhe formojnë bazën për përcaktimin e treguesve rajonalë. Në themel të statistikave rajonale është NUTS – klasifikimi i BE-së i njësive territoriale për statistikat. Ky klasifikim rajonal për shtetet anëtare të BE-së bazohet në një hierarki të rajoneve dhe nënvizon secilin shtet anëtar në rajone të klasifikuara sipas niveleve NUTS 1, 2 dhe 3 (nga më të mëdhatë te më të voglat), krijon kushte për analiza më të thella socio-ekonomike. Për vendet jashtë BE-së - EFTA dhe vendet kandidate – ku përfshihet edhe Shqipëria - në vend të NUTS përdoret koncepti i ‘rajoneve statistikore’. Ky përdor të njëjta parime si në klasifikimin e NUTS, por bazohet në marrëveshjet e dyanshme të vendeve përkatëse me Eurostatin.

Nga viti 2011, bazuar në kriteret metodologjike të institucioneve të BE-së, krahas treguesve në shkallë vendi, INSTAT-Albania publikon llogaritë statistikore rajonale. Në vitin 2021 ndaj vitit 2016 PBB në shkallë vendi është rritur 26 %, PBB i rajonit Veri 18.5 %, rajoni Qendër 35 % dhe rajoni i Jugut 17.7 %. Niveli më i lartë i PBB me çmime korrente gjatë kësaj periudhe është shënuar në rajonin Qendër në vitin 2021, ku arriti 50.5 për qind e nivelit në shkallë vendi, rreth 2.3 herë më shumë se në rajonin e Veriut dhe 85.6 për qind më shumë se rajoni i Jugut. Qarku i Tiranës ka dhënë 87 për qind të rajonit Qendër, kur qarku Elbasan llogaritet për 13 për qind. PBB për frymë në PPS në raport përqindjeje me BE 27=100, ka shënuar një rritje relativisht të ulët në vitet në studim, nga 29.4 % më 2016 në 32.73 % më 2021. Në raportin mesatar të PBB ndaj BE, peshën më të madhe e jep rajoni Qendër, nga 35.1 % më 2016, në 38.19 % në vitin 2021.

Në artikull prezantohen të dhënat për ecurinë e GDP gjatë viteve 2017-2021 në nivel vendi si dhe për rajonet statistikore, gjithsej dhe për frymë. Këto të dhëna reflektojnë dinamikat e rajoneve të ndryshme në Shqipëri dhe sigurojnë perceptime të vlefshme për politikëbërësit dhe bizneset.

Fjalë kyçe: BE, NUTS. Shqipëria, INSTAT, Rajone statistikore, Llogari rajonale, PBB.

Hyrje

Statistikat e rajoneve në BE – klasifikimi NUTS

Klasifikimi NUTS është bazuar në Rregulloren (EC) No.1059/2003 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të 26 majit 2003 për vendosjen e një klasifikimi të përbashkët të njësive territoriale për statistikat (NUTS).1)

Klasifikimi NUTS është një sistem hierarkik për ndarjen e territorit ekonomik të BE-së me qëllim:

• mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave rajonale evropiane,

• kryerjen e analizave socio-ekonomike të rajoneve,

• përcaktimin e politikave rajonale të BE-së,

• përcaktimin e rajoneve të mbështetura nga politika e kohezionit në nivelin NUTS 2,

• përgatitjen e raportit të kohezionit, i cili është përgatitur kryesisht në nivelin NUTS 2.

Klasifikimi NUTS e ndan çdo vend anëtar në tri nivele: NUTS 1, NUTS 2 dhe NUTS 3. Nivelet e dytë dhe të tretë janë nënndarje përkatësisht të

nivelit të parë dhe të dytë. Shtetet anëtare mund të zgjedhin të shtojnë nivele të tjera duke ndarë nivelin NUTS 3.2

Tabela 1 përmban numrin e rajoneve për secilin vend anëtar të BEsë dhe jo anëtar të përfshirë në vjetarin rajonal të Eurostat-it. Klasifikimi NUTS ka pësuar ndryshime në vite, të cilat prej 1 janarit 2024 paraqiten në vijim. Sipas kësaj tabele, NUTS përfshin 92 rajone në nivelin NUTS 1, 244 rajone në nivelin NUTS 2 dhe 1 165 rajone në nivelin NUTS 3.2)

 

 

1 ) h t t p s : / / e c . e u r o p a . e u / e u r o s t a t / s t a t i s t i c s - e x p l a i n e d / i n d e x .php?title=Glossary:Nomenclature_of_territorial_units_for_statistics_(NUTS)

2) Overview - Eurostat (europa.eu)

 

 

Table 1: Numri i NUTS dhe rajoneve statistikore sipas shteteve për vitin 2024

Source: Eurostat regional yearbook 2023. F.9.

Parimet kryesore të klasifikimit të NUTS

Parimi 1: NUTS përcakton kufijtë minimum dhe maksimum për adhësinë e rajoneve individuale NUTS (Tabela 2) për të siguruar një hkallë bazike të krahasueshmërisë. Luhatjet nga këta kufij janë të undshme vetëm kur ekzistojnë kushte gjeografike, socio-ekonomike, istorike, kulturore apo jedisore.

Parimi 2: NUTS përshtatet sipas ndarjeve administrative. Nëse është  mundur, strukturat administrative përdoren për nivele të ndryshme ë NUTS. Në ato vende të BE-së ku nuk ka ndarje administrative që i orrespondojnë një niveli të veçantë të NUTS, rajonet janë krijuar nga bledhja e rajoneve administrative më të vogla.3)

3) Eurostat regional yearbook 2023. F.10.

Tabela 2: Madhësia e popullsisë e detyrueshme për rajonet NUTS 2024

Një kod NUTS fillon me me dy shkronja që i referohet vendit, i hkurtuar në udhëzuesin e BE-së. Më pas nënndarja e vendit referohet me jë numër. Një nivel i nënndarjes së dytë ose të tretë referohet secili me jë numër tjetër. Çdo numërim fillon me 1, pasi 0 përdoret për nivelin e ipërm. Nën tri nivelet NUTS janë njësitë administrative vendore (LAU).

Rajonet NUTS përgjithësisht bazohen në nënndarjet ekzistuese dministrative kombëtare. Në vendet ku ekzistojnë vetëm një ose dy ënndarje rajonale, ose ku popullsia e nënndarjeve ekzistuese është shumë  vogël ose shumë e madhe, krijohet një nivel i dytë dhe/ose i tretë. Kjo und të jetë në nivelin e parë (p.sh. Franca, Italia, Greqia dhe Spanja), në ivelin e dytë (Gjermania) dhe/ose nivelin e tretë (Belgjika). Në vendet me opullsi të vogël, ku i gjithë vendi do të vendosej në nivelin NUTS 2 apo dhe NUTS 3 (p.sh. Luksemburgu, Qiproja), rajonet në nivelet 1, 2 dhe 3 anë identike me njëri-tjetrin (dhe gjithashtu për të gjithë vendin), por janë ë koduara me kodet e duhura të gjatësisë, nivelet 1, 2 dhe 3.54  istemi NUTS favorizon njësitë administrative ekzistuese. Udhëzimet pecifike bazohen në popullsinë, duke lënë pak ose aspak mundësi për llojet  tjera të variablave si zona, distanca, topografia, nivelet e juridiksionit ose istoria, të cilat mund të merren parasysh vetëm në raste të veçanta të aspecifikuara.

Klasifikimi NUTS ndihmon politikën e kohezionit të BE-së të nxisë hvillimin harmonik territorial brenda BE-së përmes shpërndarjes së nvestimeve që mbështesin krijimin e vendeve të punës, konkurrencën  biznesit, rritjen ekonomike, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e ëndrueshëm. Kjo politikë do të vazhdojë të luajë një rol kyç në të ardhmen, uke kaluar një të tretën e buxhetit afatgjatë të BE-së nën kornizën inanciare shumëvjeçare 2021-2027, që kap shumën rreth 60 miliardë euro esatarisht në vit.4)

 

 

 

I. LLOGARITË RAJONALE NË SHQIPËRI

1. Struktura rajonale e Shqipërisë sipas ndarjes NUTS

Llogaritë rajonale në Shqipëri mbështeten në klasifikimin sipas ajoneve statistikore në nivel 1, 2 dhe 3, i cili bazohet në Nomenklaturën  Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS) të BE-së. NUTS është një lasifikim i përbashkët, i cili përdoret për:

• Mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave në nivel ajonal;

• Analizat socio-ekonomike të rajoneve;

• Për shpërndarjen e fondeve strukturore për zhvillim.

Llogaritë Rajonale janë një specifikim rajonal i llogarive korresponduese ë ekonomisë kombëtare. Këto llogari ofrojnë ndarje rajonale për agregatet

më të rëndësishme, si Produkti i Brendshëm Bruto e Vlera e Shtuar Bruto ipas degëve kryesore të ekonomisë.5)

Më 28 prill 2011 EUROSTAT-i konfirmoi propozimin e INSTAT-it të iratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 2010 për ndarjen e vendit në  rajone statistikore: niveli 1-Shqipëria (Kodi AL), niveli 2 –Veri, Qendër, ug (Kodi 01,02,03) dhe niveli 3, që përfaqëson 12 qarqet e vendit (Tabela 3)6)

Tabela 3: Struktura rajonale e Republikës së Shqipërisë sipas ndarjes NUTS

Numri i popullsisë për çdo njësi joadministrative në nivel NUTS II është i harmonizuar me kriterin e vendosur nga BE-ja: nga 800 mijë deri në 3 milionë banorë. Rajonet statistikore niveli 3 janë njësitë administrative (qarqet). Numri mesatar i popullsisë për nivelin 3 ishte 266,201 banorë për vitin 2009 (brenda intervalit 150 në 800 mijë banorë), 240.058 banorë në vitin 2015 dhe 239.454 banorë në vitin 2017.

“Llogaritë Rajonale në Shqipëri” u publikuan për herë të parë nga INSTAT-i në vitin 2011, përfshirë edhe llogaritjen e PBB-së për frymë, sipas NUTS II të BE-së. Publikimi i parë i vitit 2011 përmbante rezultate të llogaritjeve të PBB dhe përbërësve të tij për vitet 2001-2010 sipas 3 rajoneve statistikore niveli 2 dhe 12 rajoneve statistikore niveli 3. Të dhënat janë shprehur në lekë, në euro, dollarë (usd) si dhe në Standardin e Fuqisë Blerëse) për efekte të krahasimeve të njësuara ndërkombëtare.7)

Vlerësimi i Llogarive Rajonale bazohet në të dhënat e Llogarive Kombëtare, të cilat janë burime statistikore dhe administrative. Burimet statistikore përmbajnë të dhëna nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve (ASN), Anketat e Bujqësisë e të Peshkimit, Anketa mbi Forcat e Punës (AFP), Statistikat e Çmimeve, Regjistri i Ndërmarrjeve etj. Kurse burimet administrative përmbajnë të dhëna nga shitjet (TVSh), pasqyrat financiare vjetore, raportet vjetore të sistemit bankar, të sigurimeve, të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit etj.

Llogaritë rajonale janë një detajim i llogarive përkatëse të ekonomisë kombëtare. Me vlerësimin e Llogarive rajonale bëhen më të qarta diferencat

e zhvillimit ekonomik rajonal.

Parimi kryesor për llogaritjen e VShB-së është ai i rezidencës (vendndodhjes), pra, në rajonin ku ajo krijohet. Parimi i rezidencës është i rëndësishëm për t’u aplikuar sidomos në disa degë si energjia, transporti etj. VShB dhe PBB rajonal u publikuan për herë të parë në Shqipëri në vitin 2011 për vitin 2009. Vlerësimet e VShB dhe PBB sipas rajoneve statistikore janë në përputhje me Sistemin Europian të Llogarive Kombëtare (ESA).8)

Llogaritë Rajonale publikohen çdo vit, 19 muaj mbas muajit të referencës. Publikimi i Llogarive Rajonale pason publikimin e Llogarive Kombëtare Vjetore.

Botimi i përvitshëm “Llogaritë Rajonale në Shqipëri” i INSTATit përmban një përshkrim plotësues të Llogarive Rajonale sipas degëve kryesore të ekonomisë, duke përfshirë këto tabela: VShB sipas Rajoneve Statistikore Nivel 1, 2, 3; PBB në çmime korrente; PBB në çmime të vitit të mëparshëm; PBB në Euro; PBB në PPS; Rritja Reale e PBB; Popullsia mesatare në Shqipëri sipas Rajoneve Statistikore; PBB për frymë në Lekë, në Euro, në PPS sipas Rajoneve Statistikore Nivel 2; PBB për frymë, AL=100; PBB për frymë, EU28=100 sipas Rajoneve Statistikore Niv.2; Struktura e VShB sipas rajoneve dhe degëve të ekonomisë; VShB për 3rajonet statistikore niveli 2 dhe për 12 rajonet statistikore niveli 3 (qarqe).

Më 19 maj 2019 INSTAT-i publikoi Llogaritë Rajonale në Shqipëri (Indikatorët Rajonalë), rezultatet sipas klasifikimit NUTS 1, 2, 3 për vitet 2012-2017. Bazuar në të dhënat e këtyre viteve, në revistën “Demografia” është botuar artikulli me temë: “Llogaritë rajonale në Shqipëri: më shumë mundësi për analiza të thelluara të PBB dhe treguesve të tjerë socioekonomikë sipas qarqeve”.9)

6) Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1037, datë 15.12.2010, “Mbi Implementimin e Nomenklaturës “Shqipëria në 3 (tri) rajone NUTS II” sipas nomenklaturës mbi Njësitë Territoriale për Statistikat (NUTS) të BE”.

7) Standardi i Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard-PPS) është një njësi monedhe artificiale që merr parasysh ndryshimet në nivelet kombëtare të çmimeve.

Kjo njësi lejon krahasime të mirëfillta të vëllimit të treguesve ekonomikë për vendet.

Agregatet e shprehura në PPS dalin duke pjesëtuar agregatet (treguesit) e vlerësuara me çmimet aktuale dhe me monedhën kombëtare përkatësisht me Paritetin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Parity-PPP). Indeksi i volumit të PBB-së për frymë i shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse.

PPS - Purchasing Power Standards) është dhënë në raport me mesataren e BE-së (BE28=100). INSTAT, maj 2019. shttps://ec.europa.eu/eurostat/web/products-datasets/-/

tec00114.

9) Luan Shahollari, kryeredaktor i kolegjiumit të revistës “Demografia”. Llogaritë rajonale në Shqipëri: Më shumë mundësi për analiza të thelluara të PBB-së dhe treguesve

të tjerë socio-ekonomikë sipas qarqeve. Revista “Demografia”, nr.1, viti 2019, f. 17-40.

2. Produkti i Brendshëm Bruto dhe Vlera e Shtuar Bruto deri më 2017

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) përbën një matës bazë të ekonomisë së një vendi, përfaqëson vlerën monetare të të gjitha të mirave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit në një periudhë të caktuar kohore, zakonisht në një vit. Si një matës i agreguar i prodhimit, PBB është i barabartë me shumën e Vlerës të Shtuar Bruto (VShB) të të gjitha njësive në prodhim, plus taksat e minus subvencionet mbi produktet. Kurse VShB është diferenca ndërmjet prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm.

Në vijim kemi një përmbledhje të ecurisë së këtij treguesi deri në vitin 2017 sipas rajoneve statistikore. PBB me çmime korrente në rajonin statistikor nivel 1 (RSh) është vlerësuar 1,551,281 milionë lekë.10) Rajoni statistikor i Veriut vlerësohej në 361,089 milionë lekë ose 23.3 për qind të shumës gjithsej, rajoni statistikor i Qendrës me 758,134 milionë lekë ose 48.9 për qind dhe rajoni statistikor i Jugut me 420.147 milionë lekë ose27.8 për qind. VShB në vitin 2017 është llogaritur në 1,355,126 milionë lekë kundrejt 1,154,747 milionë lekë më 2012, 200,379 milionë lekë më shumë ose 17.4 për qind. Niveli më i lartë i VShB për këtë vit është arritur në rajonin statistikor të Qendrës me 662,270 milionë lekë, 48.8 për qind e shumës gjithsej në shkallë vendi, 2.1 herë më shumë se rajoni i Veriut dhe 1.74 herë më shumë se rajoni statistikor i Jugut.

PBB i llogaritur sipas rajoneve statistikore nivel 3 tregon që qarku i Tiranës zinte vendin e parë në vend me 42 për qind të PBB gjithsej. Në vijim renditej qarku i Fierit me rreth 11 për qind, qarku i Durrësit 10 për qind, qarku i Elbasanit 7 për qind, qarku i Korçës dhe i Vlorës me 5.5 për qind, duke përfunduar me qarkun e Kukësit me 1.7 për qind.

Analiza tregon që peshën më të madhe specifike ndaj PBB në shkallë vendi pas Tiranës e zinte qarku i Fierit, me rreth 11 për qind, qarku i Durrësit me 10 për qind, qarku i Elbasanit me 7 për qind, qarku i Korçës dhe Vlorës me rreth 5.5 për qind etj.

Rritja reale e PBB për vitet 2012-2017 paraqet ndryshime të ndjeshme sipas niveleve statistikore. Në shkallë vendi kjo rritje ka kaluar nga minimale në vitet 2012-2015 në rritje të moderuar në vitet 2016 dhe 2017,përkatësisht 3.3 dhe 3.8 për qind. Rritja në shkallë vendi ka ardhur nganiveli statistikor Qendër, nga 2.6 për qind më 2014, në 4.9 për qind më2015, 3.3 për qind më 2016 dhe sidomos me 7.4 për qind më 2017.

Brenda këtij niveli kontributin kryesor e ka dhënë qarku i Tiranës, me një rritje të ndjeshme sidomos në vitet 2015 dhe 2017, përkatësisht 6.7dhe 8.5 për qind. Ndryshe nga Tirana, qarku i Elbasanit ka pasur luhatje,madje në disa vite ka pasur edhe rritje negative të PBB (-4.6 % më 2015) dhe rritje minimale më 2017 (0.7%).

Niveli statistikor i Veriut paraqitej me rritje të moderuar të PBB në vitet 2015-2016 (4.3% dhe 3.8%), me rritje minimale në vitet 2012 dhe 2017 (1.8% dhe 1.7%) dhe rritje negative në vitet 2013 dhe 2014 (-0.5% dhe -1.1%).

Në vitin 2017, sipas rajoneve statistikore në nivel 3, rritjen më të lartë e ka shënuar qarku Tiranë me një rritje në terma realë prej 8,54 %, i ndjekur nga qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe qarku Berat me një rritje në terma realë prej 1,92 %. Rritja ekonomike është ngadalësuar në qarkun Vlorë, duke shënuar një rënie në terma realë prej 3,26 % dhe në qarkun Korçë me një rënie në terma realë prej 2,22 %.11)

Në shkallë vendi, PBB për frymë në lekë ka shënuar rritje nga 459,528 lekë më 2012 në 539,866 lekë më 2017 ose 17.5 për qind. Krahasuar me vitin 2016, kjo rritje është 5.4 për qind. Rajoni statistikor i Veriut është me tregues më të ulët krahasuar me mesataren në shkallë vendi. Ky nivel në

vitin 2017 është 18.8 për qind më pak se mesatarja në shkallë vendi, 33 për qind më pak se rajoni Qendër dhe 9.1 për qind më pak se rajoni Jug.

Një veçori pozitive për këtë rajon statistikor mund të konsiderohet prirja e rritjes së këtij treguesi në vitet 2012-2017. Në vitin 2017, kundrejt vitit 2012, PBB për frymë është rritur 17.7 për qind. Me tregues më të ulët në këtë rajon paraqitet qarku i Kukësit me 326,756 lekë për frymë, qarku i Shkodrës me 389,247 lekë për frymë etj.

Rajoni i Qendrës paraqitet me tregues më të lartë të PBB për frymë në vitin 2017 me 656,755 lekë kundrejt 547,560 lekë më 2012, me një rritje prej 19.9 për qind. Por këtu duhet veçuar fakti që ky nivel i PBB për frymë vjen nga treguesi i qarkut të Tiranës prej 746,780 lekë, kundrejt 377,195 lekë që regjistrohet në qarkun e Elbasanit. Pra, qarku i Tiranës ka një nivel të PBB për frymë rreth 2 herë më të lartë se qarku i Elbasanit.

Rajoni i Jugut më 2017 ka regjistruar një nivel të PBB për frymë prej 482,345 lekë ose 10 për qind më të lartë se më 2012. Nivelet më të larta të këtij treguesi janë regjistruar në qarkun e Fierit dhe Gjirokastrës, përkatësisht 555,840 lekë dhe 547,816 lekë dhe më i ulët në qarkun e Korçës me 402,597 lekë.

Më 2017 rajonet statistikore të Veriut dhe të Jugut janë nën nivelin mesatar në shkallë vendi prej 100 për qind, përkatësisht 81 dhe 89 për qind. Kurse, në të njëjtin vit, rajoni statistikor i Qendrës rezulton rreth 122 për qind. Ky rezultat pasqyron ecurinë e PBB gjithsej me ndonjë rregullim që lidhet me ndryshimin e numrit të popullsisë.

Të dhënat sipas qarqeve nxjerrin në pah që treguesi më i lartë i PBB për frymë në raport me mesataren në shkallë vendi është regjistruar në qarkun

e Tiranës me 138 për qind, pasuar nga qarku i Fierit me 103 për qind, i Gjirokastrës 101.5 për qind, i Durrësit 99 për qind etj. Kurse treguesi më i ulët është regjistruar në qarkun e Kukësit (60.5%), të Elbasanit (70%), të Shkodrës (72%), të Lezhës (74%) etj.

PBB për frymë në PPS për vitet në studim 2012-2017 ka zënë mesatarisht 30 për qind të nivelit të BE28=100. PBB për frymë në PPS për vitin 2017 rezultoi 30,4 % e mesatares së BE28 = 100 kundrejt 29.4 për qind në vitin 2016. Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër PBB për frymë në PPS për vitin 2017 ishte 37,0 %, në rajonin Veri 24,7 % dhe në rajonin Jug 27,2 %. Në qarkun e Tiranës ky tregues vlerësohet në 42 për qind të nivelit mesatar të PBB për frymë në BE28=100.

 

 

 

II. NDRYSHIMET E PBB GJATË VITEVE 2017-2021

1. PBB me çmime korrente 2017-2021

Niveli më i lartë i PBB me çmime korrente gjatë kësaj periudhe është shënuar në rajonin Qendër në vitin 2021, ku arriti në 936.419 milionë lekë ose 50.5 për qind e nivelit në shkallë vendi, rreth 2.3 herë më shumë se në rajonin e Veriut dhe 85.6 për qind më shumë kundrejt rajonit të Jugut.12)

Nga analiza e të dhënave të dy viteve anësore 2016 dhe 2021 del se PBB në shkallë vendi është rritur 26 për qind, PBB i rajonit Veri 18.5 për qind, rajoni Qendër 35 për qind dhe rajoni i Jugut 17.7 për qind. Pra, rritja më e ndjeshme e PBB është shënuar në rajonin e qendrës. Qarku i Tiranës ka arritur në 811.443 milionë lekë ose rreth 87 për qind e rajonit; pjesa prej 13 për qind i përket qarkut të Elbasanit.

10) Vlerësimet për vitin 2017 bazohen në të dhëna gjysmëfinale të publikuara nga INSTAT-i më 2019.

11) INSTAT. Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri, 2017. 29 maj 2019.

12) Të dhënat në këtë artikull janë nxjerrë nga botimet e përvitshme të INSTAT-it për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas rajoneve statistikore në Shqipëri. Të dhënat më të fundit janë ato të vitit 2021, të publikuara në maj 2023 me shënimin “gjysmëfinale”. http://www.instat.gov.al/

Tabela 1: PBB me çmime korrente 2016-2021 (milionë Lekë)

2016-2020 -të dhëna përfundimtare. Viti 2021-gjysmëpërfundimtare.

2. Rritja reale e PBB-së me bazë vjetore 2017-2021

Nga pesë vite të analizuara (2017-2021), del se rritje reale e PBB-së është shënuar në katër prej tyre (2017, 2018, 2019, 2021) dhe vetëm në një

vit (2020) ka pësuar rënie.

Viti 2020 ka qenë një vit i plotë i pandemisë së Covid 19, i cili ndikoi në rënien ekonomike kudo në botë, edhe në Shqipëri. Për rrjedhojë, në këtë vit kemi një rënie të PBB-së në shkallë vendi prej -3.48 për qind, nga e cila, -5.25 për qind në rajonin Veri, -2.80 në rajonin Qendër dhe -3.23 për qind në rajonin Jug.

Të dhënat e tabelës 2 tregojnë se kontributi ndaj rritjes reale të PPB-së në shkallë vendi është ndikuar nga kontributi i rajonit Qendër, ku peshënmë të madhe e mban qarku i Tiranës. Kështu në vitin 2017 kundrejt vitit2016, ndërsa në shkallë vendi rritja ka qenë 3.82 për qind, kontributi irajonit Qendër ka qenë 3.47 për qind ose 90.8 për qind. Më pas vjen rajoniVeri me 0.41 për qind, kurse rajoni Jug ka pësuar rënie me -0.06 për qind.

Në vitin 2018/2017 rritja në shkallë vendi është 4.07 për qind, kursekontributi i rajonit Qendër është 2.43 për qind. Por në këtë rast kemi njëkontribut në rritje prej 1.01 për qind nga rajoni Jug dhe 0.63 për qind nga rajoni Veri.

Në vitin 2019/2018 rritja reale e PBB-së ka rezultuar 2.11 për qind,ku vërehet një rritje më e ulët e rajonit Qendër (1.12 për qind) dhe njëkontribut prej 0.50 për qind secili nga rajonet Veri dhe Jug.

Në vitin 2021/2020, për shkak që pasojat e pandemisë në ekonomi erdhën duke u zbutur dhe baza e krahasimit me një vit më parë ishte mëe ulët, rritja e PBB-së rezultoi më e lartë: 8.91 për qind. Rajoni Veri ka shënuar një rritje prej 8.43 për qind, rajoni Qendër 10.84 për qind dhe rajoni Jug 5.83 për qind.

 

 

3. Kontributi ndaj rritjes reale të PBB-së në përqindje

Të dhënat e tabelës 3, referuar vitit 2021, tregojnë që rritja mesatare në shkallë vendi vlerësohet në 8.91 për qind, rajoni Veri ka kontribuar me 1.90 për qind, rajoni Qendër 5.40 për qind, që shpreh edhe peshën më tëmadhe të kontributit në shkallë vendi dhe rajoni Jug 1.61 për qind, pra më pak se rajonet e tjera. Nga këto të dhëna del se rajoni Qendër është vendimtar në uljet apo ngritjet reale të PBB-së.

Tabela 2: Rritja reale e PBB-së me bazë vjetore 2017-2021

4. Struktura ndaj PBB-së, në përqindje

Peshën më të madhe ndaj PBB-së gjithsej në shkallë vendi në vitet 2016-2021 e zë rajoni Qendër nga 47.1 për qind më 2016 në 50.45 për qind më 2021. Brenda rajonit, qarku i Tiranës ka zënë nga 40.0 për qind më 2016, në 43.73 për qind më 2021. Por ndërsa ka ardhur duke u rritur pesha e PBB-së në qarkun e Tiranës, ndërkohë ka ardhur duke rënë në qarkun e Elbasanit nga 7.1 për qind më 2016 në 6.73 për qind më 2021.

Më pas renditet rajoni Jug, nga 27.17 për qind të PBB-së në shkallë vendi më 2021 në 29.1 për qind më 2016, që shpreh një prirje rënëse midis viteve 2016-2021, përkatësisht 29.1, 27.8, 27.64, 27.63, 27.69, 27.18 për qind.

Brenda këtij rajoni peshën më të madhe e ka zënë qarku i Fierit, nga 10.7 për qind më 2017 në 11.14 për qind më 2019, me luhatje të lehta midis viteve 2016-2021.

Tabela 3. Kontributi ndaj rritjes reale të PBB-së në %

Pas Fierit renditen qarku i Korçës dhe i Vlorës, me përqindje tëpërafërta, përkatësisht 5.20 për qind dhe 5.69 për qind në vitin 2021.

Në vendin e tretë renditet rajoni i Veriut, pesha e të cilit ka ardhur nërënie nga 23.8 për qind më 2016 në 22.37 për qind më 2021. Brenda rajonitpeshën më të madhe e zë qarku i Durrësit nga 9.8 për qind më 2016 në10.14 për qind më 2019 dhe 10.06 për qind më 2021.

Tabela 4. Struktura ndaj PBB-së, në përqindje

5. Struktura ndaj PBB-së, në përqindje sipas qarqeve

Nëse analizojmë vetëm peshën që zënë qarqet ndaj PBB-së në shkallë vendi për vitin 2021, do të kemi paraqitjen në grafikun 1.

Kështu, vendin e parë, me 43.72 për qind e mban qarku i Tiranës, i cili është mjaft i larguar nga qarqet e tjera. Në vendin e dytë renditet qarku i Fierit me 10.86 për qind, por që pasohet shumë ngushtë nga qarku i Durrësit, me 10.06 për qind.

Më pas vijnë: qarku i Elbasanit 6.73 për qind, i Vlorës 5.69 për qind, i Korçës 5.20 për qind, i Shkodrës 4.91 për qind, i Beratit 3.35 për qind, i Dibrës 2.88 për qind, i Gjirokastrës 2.08 për qind. Renditja mbyllet nga qarku i Kukësit me 1.56 për qind.

6. PBB për frymë sipas rajoneve statistikore

PBB për frymë sipas rajoneve statistikore në lekë në shkallë vendi gjatë viteve 2017-2021 ka shënuar rritje nga 539.644 milionë lekë më 2017 në 660.168 lekë më 2021. Kjo rritje është prej 22 për qind, por nuk mban parasysh ndryshimin e inflacionit. Në këtë periudhës PBB ka pësuar një rënie në vitin 2020 në 580.521 lekë nga 592.779 lekë.

Nivele më të larta të këtij treguesi janë shënuar në rajonin Qendër nga 655.438 lekë për frymë më 2017, në 794.566 lekë në vitin 2021. Niveli i vitit 2021 në këtë rajon është 20.4 për qind më i lartë se më 2017. Brenda këtij rajoni niveli më i lartë është arritur në qarkun e Tiranës në shumën 886.000 lekë ose 31.2 për qind më shumë.

Referuar vitit 2021, pas rajonit Qendër vjen rajoni Jug me mesatarisht  rreth 600 mijë lekë, pasuar nga rajoni Veri me rreth 525 mijë lekë.

Nga analiza e të dhënave të qarqeve del se pas Tiranës renditet qarku i Fierit me 714 mijë lekë, i Gjirokastrës me 682.6 mijë lekë, qarku i Durrësit

me 640 mijë lekë etj.

Tabela 6. PBB për frymë sipas rajoneve statistikore

7. PBB për frymë sipas rajoneve

PBB për frymë sipas rajoneve … Indeksi ndaj PBB-së (%) Al=100 nëvitet 2016-2021 paraqitet më i lartë në rajonin Qendër, që fillon me 119 % më 2016, 121.5 % më 2017, 121.2 % më 2018 dhe bie në 120 % në dy vitetqë pasojnë dhe 120.36 % më 2021. Indeksi më i lartë pas rajonit të Qendrës

paraqitet në rajonin e Jugut, 90.75 për qind më 2021, por që gjithsesi nën 100.

Në nivele qarqesh, tregues më të lartë të indeksit janë shënuar në qarkun e Tiranës 134.21 për qind, Fier 108.17 për qind, Gjirokastër 103.40 për qind etj.

Tabela 7. PBB për frymë sipas rajoneve … Indeksi ndaj PBB-së (%) Al=100

* Të dhëna gjysmëfinale.

8. PBB për frymë në PPS në raport përqindjeje me BE 27=100

PBB për frymë në PPS në raport përqindjeje me BE 27=100 ka shënuar një rritje relativisht të ulët në vitet në studim, nga 29.4 për qind më 2016 në

32.73 për qind më 2021, 30.4 për qind më 2017, 31.1 për qind 2018,30.7 për qind më 201, 30.5 për qind më 2020.

Si edhe në treguesit e tjerë, edhe në raportin mesatar të PBB-së ndaj BE-së peshën më të madhe e jep rajoni Qendër, nga 35.1 për qind më 2016,

në 38.19 në vitin 2021. Më pas renditen rajoni Jug dhe rajoni Veri, me tregues të përafërt midis tyre.

Tabela 8. PBB për frymë në PPS (BE28=100)

III. STRUKTURA E VLERËS SË SHTUAR BRUTO

(VSHB) SIPAS DEGËVE TË EKONOMISË DHE RAJONEVE STATISTIKORE

1. Vlera e Shtuar Bruto në bujqësi, pyje dhe peshkim

Vlera e Shtuar Bruto në bujqësi, pyje dhe peshkim ka zënë nga 21.1 për qind të VSHB 100 për qind në shkallë vendi (2018, 2021) në 22 për

qind më 2020.

Rajoni Jug paraqitet me nivel më të lartë të VSHB në këtë degë të ekonomisë nga 39.1 për qind më 2019, në 42.1 për qind më 2020. Tregues më i lartë është shënuar në qarkun e Beratit, nga 45.2 për qind më 2019,në 50.2 për qind më 2020. Afërsisht në këto nivele paraqitet edhe qarku i Fierit, nga 44.2 për qind më 2018, në 48.3 për qind më 2020. Më pas renditet qarku i Korçës me një VSHB prej 39.8 për qind më 2019, në 43.2për qind më 2021. Me këto përqindje të VSHB në bujqësi rajoni i Jugutmund të cilësohet si një qark me orientim bujqësor.

Rajoni i Veriut ka tregues më të ulët, që ndryshojnë shumë pak në vite,nga 25.4 për qind më 2021 në 26.6 për qind më 2017. Por brenda këtijrajoni ka qarqe si ai i Dibrës që VSHB në bujqësi arrin mbi 40 për qind dhe 44 për qind më 2020. Ky qark pasohet nga qarku i Lezhës dhe i Shkodrësqë arrijnë në rreth dhe mbi 30 për qind.

Nivelin e ulët të VSHB të rajonit Qendër e sjell qarku i Tiranës (rreth 4 për qind), pasi qarku Elbasan arrin në rreth 40 për qind.

 

 

2. Vlera e shtuar bruto në industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe të ujit

Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia, uji jep nga 12.6 për qind të VSHB në shkallë vendi në 14.1 për qind më 2018 dhe 2019.

Nivel më i lartë është shënuar në qarkun e Veriut, nga 15.6 për qind më 2020 në 18 për qind më 2019 e 2020 dhe 17.4 për qind më 2021.

Në qarkun e Dibrës, ku është përqendruar industria e kromit, ky tregues arrin nga 19 për qind më 2020 në 27.1 për qind më 2017. Më pas renditet

qarku i Durrësit me 18-19 për qind, i Shkodrës me 11.9 për qind më 2020 dhe 16.8 për qind më 2018, qarku i Kukësit nga 13.4 për qind më 2021 në 18.2 për qind më 2020.

Tabela 1. Struktura e VSHB në degën e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit në përqindje ndaj gjithsej

Me këta tregues, në kushtet e Shqipërisë, rajoni i Veriut mund të konsiderohet një rreth me orientim industrial, me mbizotërim të industrisë së kromit e bakrit. Rajoni Qendër dhe rajoni Jug paraqiten me tregues të përafërt të VSHB midis niveleve 11.5 për qind e 13.5 për qind. Nga qarqe, nivele më të lartaparaqiten në qarkun e Elbasanit, Fierit, Vlorës.

Tabela 2. Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia, uji

3. Vlera e shtuar bruto në ndërtim

Ndërtimi kontribuon në VSHB në shkallë vendi nga 10.3 për qind më 2019 dhe 2020 në 10.9 për qind më 2021.

Mbi këto nivele paraqitet rajoni Qendër nga 11.7 për qind më 2017 në 13.4 për qind më 2021. Nga të dhënat del se në këtë rajon peshën më të madhe e mban qarku i Tiranës, nga 12.5 për qind më 2017 në 14.2 për qind më 2021. Tirana vitet e fundit është kthyer në një kantier ndërtimi apartamentesh banimi dhe objektesh sociale, kulturore e turistike.

Tregues më të lartë janë shënuar në qarqet bregdetare, si në Durrës, Lezhë, Vlorë, por edhe në qarqe të tjera si Gjirokastra dhe Korça, ku turizmi ka marrë një zhvillim më të dukshëm se qarqet e tjera.

Tabela 3. Vlera e shtuar bruto në ndërtim

4. Vlera e shtuar bruto në tregti, transport dhe hotele

VSHB në tregti, transport dhe hotele në vitet 2017-2021 ka zënë një peshë të rëndësishme në VSHB gjithsej që fillon nga 18.4 për qind më 2017 në 18.9 për qind më 2021. Nivelet më të larta janë shënuar në rajonin Qendër, nga 21.3 për qind më 2017 në 21.6 për qind më 2021. Sigurisht që kontributin më të madh e jep qarku i Tiranës, ndërkohë që qarku i Elbasanit paraqitet në shifra modeste. Pas rajonit Qendër renditet rajoni Veri me 17.5 deri 18.2 për qind të VSHB në tregti, transport dhe hotele. Këtë mesatare e ngre qarkui Durrësit, që paraqitet me nivele 25-26 për qind. Më pas renditen qarku i Lezhës dhe i Shkodrës, të cilat, si dhe Durrësi, kanë një pjesë të vijës bregdetare të detit Adriatik.

Tabela 4: Vlera e shtuar bruto në tregti, transport dhe hotele 5. Vlera e shtuar bruto në informacion dhe komunikacion Vlera e shtuar bruto në informacion dhe komunikacion, siç mund të kuptohet, për vetë natyrën e veprimtarisë së kësaj dege, ndikon fare pak në VSHB në shkallë vendi. Si dhe në aktivitete të tjera, edhe në këtë rast peshën më të madhe e jep rajoni i Qendrës dhe sidomos qarku Tiranë, me 6.3 për qind më 2021.

Rajoni i Jugut kontribuon me 14-15 për qind të VSHB në shkallë vendi. Tregues më të lartë kanë qarku i Gjirokastrës dhe Vlorës.

Tabela 4: Vlera e shtuar bruto në tregti, transport dhe hotele

5. Vlera e shtuar bruto në informacion dhe komunikacion

Vlera e shtuar bruto në informacion dhe komunikacion, siç mund tëkuptohet, për vetë natyrën e veprimtarisë së kësaj dege, ndikon fare pak në VSHB në shkallë vendi. Si dhe në aktivitete të tjera, edhe në këtë rast peshën më të madhe e jep rajoni i Qendrës dhe sidomos qarku Tiranë, me 6.3 për qind më 2021.

Tabela 5. Informacioni dhe komunikacioni

6. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit

Në shifra të ulëta të VSHB rezultojnë edhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me rreth 2.4 për qind në dy vitet e fundit. Në këto aktivitete, ndryshe nga rastet e mësipërme, peshën më të madhe e mban sektori i Veriut me 20.5 për qind.

Tabela 6: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit

7. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme

Përgjithësisht vërehet një rritje e lehtë e kontributit të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme në dy vitet e fundit të analizuara (2020-2021), përkatësisht 7.1 dhe 6.5 për qind. Peshën më të madhe e mban sektori Verime 7.3 për qind dhe sidomos qarku Durrës me 10.1 për qind më 2020 dhe 9.5 për qind më 2021. Rajoni Qendër kontribuon me 7 për qind, ku Tiranaështë 7.3 për qind. Më pak ndikim ka dhënë në këtë sektor rajoni i Jugut.

Tabela 7. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme

8. Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike

Këto aktivitete kanë zënë një peshë në shifra të qëndrueshme në VSHB në shkallë vendi që luhaten midis 7.1 dhe 7.4 për qind në pesë vitet e analizuara në këtë artikull. Peshën më të madhe e ka zënë rajoni Qendër, që shkon nga 10.7 në 11.7 për qind, ku peshën më të madhe e mban qarku i Tiranës nga 12.1 në 13.5 për qind. Në shifra të ulëta paraqitet rajoni i Jugut, që luhaten nga 2.4 në 2.7 për qind.

Tabela 8. Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike

9. Administrata publike, arsimi, shëndetësia etj.

Tabela 9. Administrata publike, arsimi, shëndetësia etj

10. Arte, argëtim, çlodhje etj

Kjo degë përfaqësohet nga shifra të ulëta që shkojnë nga 2.5 për qind në 3.1 për qind në shkallë vendi. Siç mund të kuptohet, për shkak të natyrës

së aktivitetit, tregues më të lartë janë shënuar në rajonin statistikor Qendër dhe sidomos në qarkun Tiranë, që ka arritur në 4.8 për qind në vitet 2017 dhe 2018 dhe ka rënë në 4 për qind në vitet 2020 e 2021, që pjesërisht është pasojë e masave kufizuese të vendosura gjatë pandemisë së Covid 19.

Tabela 10. Arte, argëtim, çlodhje etj.

IV. STRUKTURA E VSHB SIPAS DEGËVE TË EKONOMISË DHE RAJONEVE STATISTIKORE, VITI 2021

Në mënyrë të përmbledhur, struktura e Vlerës së Shtuar Bruto sipasdegëve të ekonomisë dhe rajoneve statistikore për vitin 2021, viti me të dhëna më të fundit të publikuara, paraqitet në tabelën 11.

Nga analiza e këtyre të dhënave del se vlerën më të madhe në degëne bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit në raport me VSHB gjithsej në shkallëvendi e zë rajoni statistikor Jug me 53.1 për qind, ku qarku i Fieritvlerësohet me 24.7 për qind, qarku i Korçës 10.6 për qind, i Beratit 7.7 për qind, i Vlorës 7.4 për qind etj. Më pas renditet rajoni Veri me 26.9 për qind dhe rajoni Qendër me 19.9 për qind, ku dallohet qarku i Elbasanit me 12.4 për qind.80

Vlerën më të madhe në degën e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji dhe ujë e ka rajoni Qendër me 42.8 për qind, i pasuar nga rajoni Veri me 30.1 për qind dhe rajoni Jug me 26.1 për qind. Në rajonin Qendër Tirana vlerësohet me 35.8 për qind në shkallë vendi.

Vlerën më të madhe në degën e ndërtimit e ka dhënë rajoni Qendër me 61.9 për qind ndaj VSHB gjithsej, pasuar nga dy rajonet e tjera me vlerë të barabartë prej 19 për qind. Qarku i Tiranës zë edhe peshën më të madhe me 56.9 për qind.

Rajoni Qendër zë peshën më të madhe të VSHB në degën e tregtisë, transportit, hotelerisë me 57.6 për qind, i pasuar nga rajoni Veri me 21.6 për qind dhe rajoni Jug me 20.7 për qind. Qarku i Tiranës vlerësohet me 53.3 për qind të VSHB gjithsej.

Në degën e informacionit dhe komunikacionit, vlerën më të madhe e jep rajoni Qendër me 81.1 për qind, kurse dy rajonet e tjera përkatësisht 8.8 dhe 10.1 për qind.

Në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, vlerën më të madhe e jep rajoni Qendër me 48.7 për qind, pasuar nga rajoni Jug me 27.3 për qind dhe rajoni Veri 24 për qind.

VSHB e degës së aktiviteteve tëpasurive tëpaluajtshme përfaqësohet nga rajoni Qendër me 53.6 për qind, pasuar nga rajoni Veri me 25 për qind dhe rajoni Jug me 21.4 për qind.

VSHB e degës së aktiviteteve shkencore, profesionale dhe teknike përfaqësohet nga rajoni Qendër me 76.5 për qind, rajoni Veri me 13.1 për qind dhe rajoni Jug me 10.3 për qind.

VSHB e degës së administratës publike, arsimit, shëndetësisë etj., përfaqësohet me 58 për qind nga rajoni Qendër, nga rajoni Jug me 22.1 për qind dhe rajoni Veri me 19.9 për qind.

VSHB e degës së arteve, argëtimit, çlodhjes përfaqësohet nga rajoni Qendër me 71.5 për qind, pasuar nga rajoni Veri me 14.8 për qind dhe rajoni Jug me 13.7 për qind.

Në përmbledhje të këtyre të dhënave, del se rajoni Qendër jep VSHB më të lartë në strukturën e VSHB gjithsej në 9 nga 10 degë gjithsej. Siç dihet, në këtë rajon përfshihet qarku i Tiranës, i cili zë edhe peshën më të madhe në shkallë vendi. Rajoni Jug zë peshën më të madhe vetëm në degën e bujqësisë, pyjeve e peshkimit.

Tabela 11. Struktura e Vlerës së Shtuar Bruto sipas degëve të ekonomisë dhe rajoneve statistikore viti 2021*

*2021 Të dhëna gjysmëfinale

Përfundime dhe sugjerime

Me përgatitjen dhe botimin e të dhënave të Llogarive Rajonale Statistikore sipas standardeve të EUROSTAT-it dhe BE-së, INSTAT-i prej vitit 2011 ka krijuar mundësi për njohjen më konkrete të zhvillimit të ekonomisë nga politikëbërësit dhe studiuesit në shkallë kombëtare dhe rajonale. Përdorimi i kritereve të njëjta metodologjike me strukturat e BEsë ka krijuar kushte për krahasime të PBB, VSHB e treguesve të tjerë me mesataren e BE-së, si dhe me vendet anëtare (dhe jo të tilla) të BE-së.

Nga analiza e të dhënave të botuara në vitet e fundit (2017-2021), del se është shënuar rritje reale e PBB në katër prej tyre dhe ka pësuar rënie vetëm në vitin 2020, rrjedhojë e efekteve negative që shkaktoi pandemia e Covid 19, në Shqipëri, e kudo në botë.

Niveli më i lartë i PBB me çmime korrente gjatë këtyre viteve është shënuar në rajonin Qendër në vitin 2021, ku arriti 50.5 për qind e nivelit në shkallë vendi, rreth 2.3 herë më shumë se në rajonin e Veriut dhe 85.6 për qind më shumë kundrejt rajonit të Jugut. Qarku i Tiranës ka dhënë 87 për qind të rajonit, kundrejt vetëm 13 për qind të qarkut të Elbasanit.

Kontributi ndaj rritjes reale të PPB në shkallë vendi është ndikuar nga masa e rajonit Qendër, ku peshën më të madhe e mban qarku i Tiranës.

Referuar vitit 2021, rritja mesatare në shkallë vendi është vlerësuar 8.91 për qind, rajoni Veri ka kontribuar me 1.90 për qind, rajoni Qendër 5.40 për qind, që shpreh edhe peshën më të madhe të kontributit në shkallë vendi dhe rajoni Jug 1.61 për qind. Nga këto të dhëna del se rajoni Qendër

është vendimtar në uljet apo ngritjet reale të PBB-së.

Në strukturën e PBB-së, vendin e parë me 43.72 për qind e mban qarku i Tiranës, i larguar ndjeshëm nga qarqet e tjera. Në vendin e dytë renditet qarku i Fierit me 10.86 për qind, që pasohet shumë ngushtë nga qarku i Durrësit me 10.06 për qind. Më pas vijnë: qarku i Elbasanit 6.73 për qind, i Vlorës 5.69 për qind, i Korçës 5.20 për qind, i Shkodrës 4.91 për qind, i Beratit 3.35 për qind, i Dibrës 2.88 për qind, i Gjirokastrës 2.08 për qind. Renditja mbyllet nga qarku i Kukësit me 1.56 për qind.

Treguesi i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore ka shënuar rritje prej 22 për qind më 2021 kundrejt vitit 2017. Nivele më të larta të këtij treguesi janë shënuar në rajonin Qendër. Niveli i vitit 2021 në këtë rajon është 20.4 për qind më i lartë se më 2017. Brenda këtij rajoni, niveli më i lartë është arritur në qarkun e Tiranës 31.2 për qind. Pas rajonit Qendër vjen rajoni Jug, pasuar nga rajoni Veri.

PBB për frymë sipas rajoneve - indeksi ndaj PBB-së (%) Al=100paraqitet më i lartë në rajonin Qendër, me 120.36 % më 2021. Në nivel qarqesh, tregues më të lartë të indeksit janë shënuar në qarkun e Tiranës 134.21 %, Fier 108.17 %, Gjirokastër 103.40 % etj.

PBB për frymë në PPS në raport përqindjeje me BE 27=100 ka pasur rritje relativisht të ulët, nga 29.4 për qind më 2016 në 32.73 për qind më 2021. Si dhe në raportin mesatar të PBB-së ndaj BE-së, peshën më të madhe e jep rajoni Qendër, nga 35.1 për qind më 2016, në 38.19 në vitin 2021. Më pas renditen rajoni Jug dhe rajoni Veri.

Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) në bujqësi, pyje dhe peshkim në kuadrin e strukturës ka zënë 53.1 për qind të VSHB sipas degëve të ekonomisë dhe rajoneve statistikore gjithsej në shkallë vendi. Qarku i Fierit vlerësohet me 24.7 për qind, qarku i Korçës 10.6 për qind, i Beratit 7.7 për qind, i Vlorës 7.4 për qind etj. Më pas vjen rajoni Veri me 26.9 për qind dhe rajoni Qendër me 19.9 për qind, ku qarku i Elbasanit arrin 12.4 për qind. Me këto përqindje, rajoni i Jugut mund të cilësohet si një qark me orientim bujqësor.

Vlerën më të madhe në degën e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji dhe ujë e ka dhënë rajoni Qendër me 42.8 për qind, i pasuar nga rajoni Veri me 30.1 për qind dhe rajoni Jug me 26.1 për qind. Në rajonin Qendër Tirana vlerësohet me 35.8 për qind në shkallë vendi.

VSHB më të madhe në degën e ndërtimit e ka dhënë rajoni Qendër me 61.9 për qind, pasuar nga dy rajonet e tjera me vlerë të barabartë prej 19 për qind. Qarku i Tiranës zë edhe peshën më të madhe me 56.9 për qind.

Rajoni Qendër zë peshën më të madhe të VSHB në degën e tregtisë, transportit, hotelerisë me 57.6 për qind, i pasuar nga rajoni Veri me 21.6 për qind dhe rajoni Jug për 20.7 për qind. Qarku i Tiranës vlerësohet për 53.3 për qind të VSHB gjithsej.

Në degën e informacionit dhe komunikacionit vlerën më të madhe e jep rajoni Qendër me 81.1 për qind, kurse dy rajonet e tjera përkatësisht 8.8 dhe 10.1 për qind.

Në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit vlerën më të madhe e jep rajoni i Qendrës me 48.7 për qind, pasuar me 27.3 për qind nga rajoni i Jugut dhe 24 për qind nga rajoni Veri. VSHB e degës së aktiviteteve të pasurive të paluajtshme përfaqësohet përsëri nga rajoni Qendër me 53.6 për qind, pasuar nga rajoni Veri me 25 për qind dhe rajoni Jug me 21.4 për qind.

VSHB e aktiviteteve shkencore, profesionale dhe teknike përfaqësohet nga rajoni Qendër me 76.5 për qind, pasuar nga rajoni Veri me 13.1 për qind dhe rajoni Jug me 10.3 për qind. VSHB e degës së administratës publike, arsimit, shëndetësisë etj. përfaqësohet me 58 për qind nga rajoni Qendër, pasuar nga rajoni Jug me 22.1 për qind dhe rajoni Veri me 19.9 për qind. VSHB e degës së arteve, argëtimit, çlodhjes përfaqësohet nga rajoni Qendër me 71.5 për qind, pasuar nga rajoni Veri me 14.8 për qind dhe rajoni Jug me 13.7 për qind.

Në përmbledhje të këtyre të dhënave, del se rajoni Qendër jep VSHB më të lartë në strukturën e VSHB-së gjithsej në 9 nga 10 degë gjithsej.

Siç dihet, në këtë rajon përfshihet qarku i Tiranës, i cili zë edhe peshën më të madhe në shkallë vendi. Rajoni Jug zë peshën më të madhe vetëm në degën e bujqësisë, pyjeve e peshkimit.

Shpërpjesëtimet e thella të PBB-së me çmime korrente dhe për frymë midis rajoneve statistikore nivel 2 dhe nivel 3 (qarqeve) duhet të tërheqin vëmendjen e organeve të qeverisjes qendrore e vendore për një zhvillim ekonomik më të balancuar, për një shpërndarje më të drejtë të investimeve

publike, për një ndihmë më konkrete për biznesin privat e sidomos për biznesin e vogël, për zhvillimin e turizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas Kushtetutës së RSh (nenit 110), qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. Reforma administrative-territoriale, e cila është bërë efektive prej vitit 2015 me krijimin e 61 bashkive të reja dhe vijimin e 12 qarqeve, ka krijuar kushtet që të rritet bashkëpunimi midis organeve vendore dhe atyre qendrore për hartimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në shkallë rajonale, qarku dhe bashkie. Por, për fat të keq, përvoja e këtyre viteve të fundit tregon se organet e qeverisjes qendrore

dhe vendore nuk kanë mundur ta konkretizojnë këtë detyrë kushtetuese, pasi kanë munguar bashkëpunimet e ndërsjella midis tyre.

Veç sa më sipër, vërejmë se mungojnë analizat e të dhënave të llogarive kombëtare të publikuara nga INSTAT-i dhe institucionet publike përkatëse

apo qendrat studimore joqeveritare të specializuara në fushën ekonomike e sociale.

 

 

 

 

 

Literatura:

1. ESA95terminology.cso.ie/en/media/csoie/methods/nationalaccountsoutputandvalueaddedbyactivity/ methodology.

2. EUROSTAT.https://ec.europa.eu/eurostat/web/nuts/overview/

3. Eurostat regional yearbook 2023 edition.

4. INSTAT. Llogaritë rajonale në Shqipëri. 2011-2021.

5. INSTAT. Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri,2011- 2021.

6. Luan Shahollari, kryeredaktor i kolegjiumit të revistës “Demografia”. Llogaritë rajonale në Shqipëri: Më shumë mundësi për analiza të thelluara të PBB-së dhe treguesve të tjerë socio-ekonomikë sipas qarqeve. Revista “Demografia” nr.1, viti 2019.

7. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, botuar në Fletoren zyrtare nr. 28/1998. Ndryshuar së fundi me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016).

8. Regulation (EC) No 1059/2003 of the European Parliament and of the Council of 26 May 2003, which has been amended on several occasions (in 2005, 2008, 2013 and 2017), mainly upon accession of new Member States to the EU.

9. Vendimi i KM nr. 1037, datë 15.12.2010, “Mbi implementimin e nomenklaturës

“Shqipëria në 3 (tri) rajone NUTS II” sipas nomenklaturës mbi Njësitë Territoriale për Statistikat (NUTS) të Bashkimit Europian.

10. shttps://ec.europa.eu/eurostat/web/products-datasets/-/tec00114

11. https://www.europarl.europa.eu/factsheets/en/sheet/99/common-classification-ofterritorial-units-for-statistics-nuts-

12. https://www.instat.gov.al/al/temat/statistikat-e-p%c3%abrgjithshme-dherajonale/rajonet/#tab4+methodscollapse8939.