KRITERET PËR BOTIMIN E ARTIKUJVE NË

REVISTËN “studime DEMOGRAFIke”

Të nderuar bashkëpunëtorë!

 

Në përputhje me programin e Qendrës për Studime Demografike, temat që trajton revista janë kryesisht të karakterit demografik, social dhe ekonomik, si: rritja e popullsisë, migracioni dhe remitancat, statistikat jetësore, familja, mirëqenia dhe varfëria, punësimi dhe papunësia, të ardhurat dhe pabarazia, zhvillimi i qëndrueshëm, mjedisi etj.

Me qëllim që të ruajmë cilësinë shkencore të revistës, redaksia u rekomandon autorëve që të përgatisin artikuj për botim duke iu përmbajtur kritereve që vijojnë:

1- Artikulli duhet të jetë fryt i punës së autorit (autorëve), duke përdorur të dhëna nga publikimet më të fundit apo nga pyetësorë dhe teknika të tjera, që i kryejnë apo drejtojnë vetë.

2- Artikulli duhet të respektojë rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, përfshirë përdorimin e shkronjave ë dhe ç.

3- Artikulli duhet të ketë një strukturë standarde: hyrje, analiza në kapituj dhe nënkapituj dhe, në mbyllje përfundimet dhe rekomandimet.

4- Artikulli të shkruhet në MSWord, nga 8 deri në 14 faqe A4, me Times New Roman p.p. 12, me largësi 1 midis rreshtave, në vartësi me numrin e tabelave dhe grafikëve.

5- Artikulli duhet të përmbajë një përmbledhje (abstract) në gjuhën angleze nga 200-250 fjalë dhe me 5-6 fjalë kyçe (key words).

6- Footnotes duhet të jenë pp 10, duke cituar më parë emrin dhe pastaj mbiemrin e autorit.

7- Referencat apo literatura që përdoret për përgatitjen e artikullit të përmbajë më parë mbiemrin dhe pas emrin e autorit.

8- Artikulli i nënshtrohet më parë një shqyrtimi nga anëtarë të redaksisë, që janë specialistë të fushës përkatëse. Rekomandimet e tyre me shkrim do të mbahen parasysh në vendimin që do të marrë redaksia e revistës.

9- Artikujt të dërgohen në adresën e e-mail-it: lshahollari@yahoo.com

10- Artikujt e revistës “Studime Demografike” mund të lexohen online në sitin: www.revistademografia.al

11- Studiuesit e ndryshëm mund të përdorin të dhëna nga revista në punimet e tyre, por duke përmendur burimin e këtyre të dhënave.

 

 

Redaksia e revistës “Studime Demografike”