PRIRJE TË ZHVILLIMEVE BASHKËKOHORE
SOCIO-EKONOMIKE DHE OFERTA
AKADEMIKE, SHKENCORE DHE E
SHËRBIMEVE PËR ZHVILLIM TË
QËNDRUESHËM NË NIVEL RAJONAL,
QENDROR DHE LOKAL
Prof. Dr. Irena NIKAJ
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
inikaj@unkorce.edu.al
Abstract
In order to determine the priorities, the paper carefully examines the socioeconomic conditions in the Western Balkans using a number of criteria. For example, the economies of the Western Balkans are currently at a critical juncture in their development trajectory and demand quick integration into the European Union. Specifically, the paper focuses on three strategic priorities: enhancing education and competencies for civic and economic
transformation, promoting social cohesion, and implementing a green transition that reduces negative environmental impacts. It does this by combining an in-depth analysis of policy alternatives in priority areas with the outcomes of an extensive process of learning from the good practices of other advanced countries.
The paper offers proposals and policy recommendations for the creation and/or execution of development plans at the local and economic level as well as structures that allow partners to operate together. In every Western Balkan economy, access to highquality education is a primary objective. There is an urgent need to identify new sources of productivity growth and strong catalysts for these nations’ economic transformation as their economic structures drastically alter. Although young people are still leaving the country in large numbers, there are ways to increase youth employment and skill levels in order to provide new opportunities.
Under this conditions, both local and general, the “Fan S. Noli” University is currently confronted with an extremely important task that must be accomplished: turning its academic and infrastructure capabilities into a leading university for economic development processes, scientific research, and service delivery.
Key words: Western Balkans, Albania, sustainable development, youth migration,typologies of education, University of Korça.
Përmbledhje
Punimi shqyrton kushtet socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor duke përdorur një sërë kriteresh për të përcaktuar prioritetet. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë aktualisht në një pikë kritike në trajektoren e tyre të zhvillimit dhe kërkojnë integrim të shpejtë në Bashkimin Europian. Në mënyrë të veçantë, punimi fokusohet në tri prioritete strategjike: fuqizimi i edukimit dhe kompetencave për transformimin qytetar dhe ekonomik, promovimi i kohezionit social dhe zbatimi i një tranzicioni të gjelbër që redukton ndikimet negative mjedisore. Punimi e bën këtë duke kombinuar një analizë të thellë të alternativave të politikave në fushat prioritare me rezultatet e një procesi të gjerë mësimi nga praktikat e mira të vendeve të tjera të përparuara.
Punimi ofron propozime dhe rekomandime politikash për krijimin dhe/ose ekzekutimin e planeve të zhvillimit në nivel lokal dhe ekonomik, si dhe struktura që lejojnë partnerët të veprojnë së bashku. Në çdo ekonomi të Ballkanit Perëndimor qasja në edukim të cilësisë së lartë është një objektiv parësor. Ekziston një nevojë urgjente për të identifikuar burime të reja të rritjes së produktivitetit dhe katalizatorë të fortë për transformimin ekonomik të këtyre kombeve ndërsa strukturat e tyre ekonomike ndryshojnë në mënyrë drastike. Edhe pse të rinjtë ende po largohen në masë të madhe nga vendi dhe rajoni, ka mënyra për të rritur punësimin dhe nivelin e aftësive të të rinjve në mënyrë që të ofrohen mundësi të reja.
Në këto kushte, të përgjithshme dhe lokale, Universiteti “Fan S. Noli” ndodhet aktualisht përballë një detyre jashtëzakonisht të rëndësishme që duhet përmbushur: shfrytëzimit të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për ta shndërruar atë në një universitet lider në rajon që prin zhvillimin ekonomik, kërkimin shkencor dhe ofrimin e shërbimeve.
Fjalët kyçe: Ballkani Perëndimor, Shqipëria, zhvillim i qëndrueshëm, migrimi i të rinjve, tipologjitë e arsimit, Universiteti i Korçës.
Hyrje
Shqyrtimi i kujdesshëm i gjendjes socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor ofron disa karakteristika, si, së pari, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë aktualisht në një udhëkryq të rëndësishëm në trajektoren e tyre të zhvillimit. Në dekadën që çoi në krizën globale financiare të vitit 2008, shumica e ekonomive në rajon përjetuan rritje dinamike dhe zgjerim të sektorit financiar. Duke përdorur fuqinë e tyre punëtore relativisht të arsimuar mirë dhe marrëdhëniet e ngushta me Europën dhe shumë pjesë të botës, ekonomitë rajonale u hapën dhe tërhoqën investime të konsiderueshme. Si rezultat, të ardhurat u rritën dhe standardi i jetës upërmirësua. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë një shtytës qendror i demokratizimit, paqes dhe ndërtimit të institucioneve dhe ka hapur shumë mundësi për rajonin. Megjithatë, pasojat e krizës globale financiare të vitit 2008 dhe pandemia COVID-19 zbuluan gjithashtu sfida që pengojnë përparimin e rajonit. Fillimisht, gjetja e burimeve të reja të rritjes së produktivitetit dhe motorëve të rinj shtytës për transformimin ekonomik dhe strukturor shfaqet si një detyrë parësore për të gjitha ekonomitë. Tregjet me performancë të dobët të punës i kanë lënë shumë qytetarë pa mundësi tërheqëse punësimi dhe kanë thelluar pabarazitë dhe grupe shoqërore në kufijtë e varfërisë vazhdojnë të jenë ende një çështje që pret dhe kërkon ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen.
Së dyti, krijimi i mundësive dhe sigurimi i rritjes së qëndrueshme të standardit të jetesës janë ndërhyrje kyç për ta bërë rajonin një vend tërheqës për të jetuar, punuar dhe investuar. Të marra së bashku, tri prioritetet strategjike vendosin themelin për krijimin e mundësive për të gjithë. Vlerësimi i mundësive dhe kufizimeve nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik tregohet përmes vlerësimit 5P, që janë 5 prioritetet (njerëzit, përparimi, partneritetet, planeti dhe paqja) e zhvillimit të qëndrueshëm, i publikuar në qershor 2021.
Figura 1. 5 prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm1)
Ky vlerësim i prioriteteve kombinon analizën e thelluar të alternativave të politikave në fushat prioritare me rezultatet e një procesi të gjerë të tëmësuarit nga praktikat e mira të të tjerëve të përparuar, sidomos në triprioritete strategjike: rritja e edukimit dhe kompetencave për transformimin qytetar dhe ekonomik; nxitja e kohezionit social; dhe zbatimi i një tranzicioni të gjelbër që redukton ndikimet negative mjedisore. Vlerësimi ofron rekomandime dhe sugjerime politikash për zhvillimin dhe/ose zbatimin e strategjive të zhvillimit në nivel ekonomik ose rajonal, si dhe korniza brenda të cilave partnerët mund të bashkëpunojnë.
1) OECD (2021), Multi-dimensional Review of the Western Balkans: Assessing Opportunities and Constraints, OECD Development Pathways, OECD Publishing, Paris, https://dx.doi.org/10.1787/4d5cbc2a-en.
1. Fuqia punëtore, trajnimi, ritrajnimi dhe përshtatja me tregun e punës
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka theksuar se ndryshimi teknologjik,prirjet gjeo-ekonomike dhe tranzicioni i gjelbër paraqesin sfida të mëdha për
jetesën e njerëzve dhe po transformojnë rrënjësisht tregjet e punës. Raportipër perspektivën e vendeve të punës në të ardhmen i 2023-shit tregon sederi në vitin 2027 43% e vendeve të punës do të automatizohen. Prandaj nevojiten investime urgjente në kapitalin njerëzor për të krijuar një botë më të drejtë, duke siguruar që njerëzve t’u jepet mundësia të përmbushinpotencialin e tyre dhe të rritin në mënyrë domethënëse standardin e jetesës.
Figura 2. Punët që do të kryejnë makinat dhe njerëzit, në përqindje (Burimi: WEF 2024)2)
2) World Economic Forum (WEF 2024, https://www.weforum.org)
Forumi Ekonomik Botëror parashikon gjithashtu një të dhënë neto të përgjithshme pozitive në raportin midis rritjes dhe rënies së vendeve të punës. Megjithatë, nëse prirjet aktuale vazhdojnë, programet e vjetruara të të mësuarit do të përkeqësojnë më tej mospërputhjen e aftësive me kërkesat
në të ardhmen, sepse vetëm 0.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) global investohet aktualisht për të mësuarit gjatë gjithë jetës për të rriturit.
Megjithatë, hulumtimi i Forumit i bërë në bashkëpunim me PwC (firma konsulence dhe shërbimesh) tregon se investimi në rikualifikimin dhe përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore aktuale globale ka potencialin për të rritur PBB-në me 6.5 trilionë dollarë deri në vitin 2030, ndërsa investimi në edukimin që ofrohet për brezin e sotëm të fëmijëve të moshës shkollore si përgatitje për kërkesat në të ardhmen mund të rritet me 2.54 trilionë dollarë shtesë gjatë së njëjtës periudhë.
Forumi ka ndërtuar platformën e revolucionit të ritrajnimit mbështetur në tri drejtime për të krijuar ndikim të prekshëm:
• Përfshirja e burimeve,
• Harmonizimi i zgjidhjeve,
• Lidhja e palëve të interesuara.
Udhërrëfyesi i iniciativës për 2024-20253) përfshin përshpejtimin e rikualifikimit dhe ngritjes së aftësive në mbarë botën, nxjerrjen në sipërfaqe të modeleve të të mësuarit të përmirësuara nga inteligjenca artificiale (AI) dhe ruajtjen e fokusit gjeografik përmes nxitjeve zhvillimore rajonale.
Ndikimi arrihet nëpërmjet një kombinimi të nismave të udhëhequra nga partnerë që kanë interes të investojnë në zhvillimin e fuqisë së tyre punëtore
ose në zhvillimin e strategjive të zhvillimit në zgjerimin e bizneseve dhe zhvillojnë nisma në nivel vendi.
Gjenerata e milenials mund të jetë brezi më i madh në fuqinë punëtore të sotme. Por fuqia punëtore moderne përbëhet nga katër breza, secili me
kërkesa unike dhe nivele gjithnjë në rënie të angazhimit. Që kompanitë të funksionojnë në mënyrë efektive në këtë mjedis të pritjeve të ndryshme,
duke tërhequr, mbajtur dhe angazhuar njëkohësisht punonjës të rinj, ato duhet të modernizojnë së pari komunikimin dhe ndërveprimin në kuadër
të organizatës.
Gjenerata Z përbëhet nga njerëz të lindur pas vitit 1996, dhe sipas parashikimeve kjo gjeneratë do të përbëjë rreth 30% të fuqisë punëtore deri në vitin 2030. Gjenerata Z mund të ketë disa karakteristika të mbivendosura me milenials dhe gjeneratat e tjera, por ka disa karakteristika specifike që e përcaktojnë personalisht, profesionalisht dhe në mënyrë holistike brezin e ri të profesionistëve.
Me fillimin e këtij ndryshimi në fuqinë punëtore, do të ketë gjithashtu një ndryshim në njerëzit me të cilët bashkëpunojmë, njerëzit që do t’i shohim si menaxherë dhe drejtues dhe njerëzit që do të frymëzojnë përparimin në ekonomi dhe industri.
3) World Economic Forum (WEF 2024, https://www.weforum.org)
Grafiku 1. Projeksioni i fuqisë punëtore në botë deri në vitin 2030
Burimi: Departamenti i Punës i ShBA-së, www.dol.gov4)
Disa mënyra për të mbajtur të lidhur me interesin për punën gjeneratat e reja (milenials, Z) janë:
■ Shpërblimet dhe përparimi në karrierë;
■ Përfshirja e teknologjive të reja;
■ Përgatitja e gjeneratës Z dhe milenials për t’u bërë menaxherë;
■ Komunikim dhe bashkëpunim;
■ Kontroll i niveleve të larta të stresit.
Përfshirja e burimeve ka nevojë edhe për mbështetjen e integrimit të grave në tregun e punës duke përfshirë inkurajimin e sipërmarrjes së tyre që të lejojë që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të përdorin kapitalin e tyre njerëzor duke nxitur kohezionin social. Pavarësisht ndryshimeve midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, hendeku gjinor rajonal në fuqinë punëtore aktive (rreth 20 pikë përqindje) është dukshëm më i lartë se mesatarja e OECD-së dhe BE-së (përkatësisht 16.5 dhe 12.4 pikë përqindjeje). Në të gjithë rajonin, edhe në Shqipëri, gratë përballen me pengesa të shumta për punësimin formal, duke përfshirë mungesën e kujdesit të disponueshëm për fëmijët, pengesat institucionale dhe normat sociale. Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës do të thotë se gratë duhet t’i japin përparësi kujdesit për fëmijët në vend të punësimit. Mungesa e organizimit fleksibël të punës dhe normave sociale, të tilla si stereotipat gjinorë dhe kultura patriarkale, gjithashtu kufizojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.5)
Ndryshimet që kanë përfshirë shoqëritë më të përparuara ofrojnë domosdoshmërinë e një kujdesi, vëmendjeje dhe të politikave më relevante për edukimin dhe rolin e tij në ecjen përpara të ekonomisë dhe shoqërisë si një e tërë, në rajon dhe në Shqipëri.
2. Zhvillimi dhe perspektiva e edukimit të lartë në Shqipëri
Vlerësimi i perspektivës së zhvillimit të Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtësisht me transformimin e edukimit dhe të mësuarit bazuar në kompetencat për transformimin ekonomik të të gjitha ekonomive të rajonit.
Ndërsa strukturat ekonomike ndryshojnë ndjeshëm nga një ekonomi në tjetrën, gjetja e burimeve të reja të rritjes së produktivitetit dhe motorëve shtytës për transformimin e ardhshëm është një detyrë urgjente për të gjitha ekonomitë rajonale. Punët e mira dhe tërheqëse janë të pakta dhe të
rinjtë vazhdojnë të largohen. Rritja e kompetencave të të rinjve dhe fuqisë punëtore mund të hapë mundësi të reja për të kapërcyer këto prirje. Sa më i pafavorshëm të jetë raporti aktual midis pagave ndaj produktivitetit të një ekonomie, aq më urgjente bëhet gjetja e veprimtarive prodhuese dhe të shërbimeve të reja dhe më produktive për të ndërtuar një ekonomi të fortë.
Edukimi cilësor kryeson listën e prioriteve për të siguruar të ardhmen e qëndrueshme në Shqipëri dhe në rajon. Edukimi cilësor është një element
thelbësor i cilësisë së jetës për të gjithë: të rinjtë në shkollë, familjet, për ata që duan mundësi për fëmijët e tyre, ata që duan të kenë fëmijë në të ardhmen dhe ata që varen nga brezat e rinj për të formuar të ardhmen e shoqërive të tyre. Përtej inovacionit dhe mundësive ekonomike, edukimi
ka rëndësi edhe për angazhimin qytetar, respektin për diversitetin dhe për forcimin e sundimit të ligjit.
Perspektiva ndërtohet, para së gjithash, duke e parë si proces kyç transformimin digjital të sistemit arsimor shqiptar për të forcuar kompetencat e fuqisë punëtore të ardhshme dhe për të krijuar mundësi të reja në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në zhvillim, sepse në nivel global mjetet digjitale dhe përdorimi i tyre janë bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e shkollimit. Aplikimi i teknologjive digjitale nënkupton përdorimin e kompjuterëve dhe teknologjive për disa qëllime: për të hyrë në internet, për të marrë dhe ndarë njohuritë mes nxënësve dhe mësuesve, për të mbledhur të dhëna dhe për të matur performancën, për të konstruktuar rrjete të të mësuarit bashkëpunues, për të zgjidhur problemet dhe për të nxitur aftësitë krijuese midis studentëve.
Teknologjia digjitale nuk gjeneron mrekulli e vetme, ajo ka nevojë për mësues të aftë. Shkathtësia në përdorimin e teknologjive digjitale ofron gjithashtu mundësi rritjeje në sektorin në zhvillim të TIK-ut dhe është një mjet kyç për të rritur produktivitetin në të gjithë sektorët ekonomikë, duke treguar rëndësinë që ka për të rriturit e aftë për punë kompetenca digjitale.
Në nivelin e edukimit formal, duke u mbështetur në standardet e përpunuara rishtas të mësuesve, zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi të vlerësimit të performancës i lidhur me përparimin në karrierë dhe rritjen e trajnimit të mësuesve janë tri veprime prioritare për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Në shkollat profesionale, por jo vetëm në to, mungesa e mësuesve të përkushtuar të TIK-ut është ndër pengesat kryesore për zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve: matjet tregojnë se 77% e mësuesve pranojnë se kanë nevojë për trajnim në përdorimin e TIK-ut për qëllime
mësimore. Me gjithë trajnimet që janë bërë, shfaqet domosdoshmëria e formimit digjital të mësuesve gjatë edukimit universitar të tyre.
Përtej edukimit formal, Shqipëria duhet të mbështesë programet profesionale dhe të theksojë mësimin e bazuar në punë (learning by doing), veçanërisht në lidhje me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.
Mësimi i bazuar në punë është ende në fillim në Shqipëri dhe ende jo i detyrueshëm për arsimin fillor. Duke qenë se TIK-u është ndër sektorët me rritje më të shpejtë në Shqipëri dhe ka tërhequr investitorë të huaj, kjo është një mundësi e humbur. Në vitin 2018 sektori i TIK-ut përbënte 2.9% të PBB-së, megjithatë firmat inovative në Shqipëri përballen me pengesa më të larta kur kërkojnë punonjës të rinj, si për detyra rutinë ashtu edhe për ato jo rutinë.6)
Për të plotësuar ndërhyrjet e mësipërme, Shqipëria duhet të përmirësojë infrastrukturën e saj digjitale, e cila mbetet një pengesë për aplikimin e teknologjive digjitale në shkolla dhe më gjerë. Shkollave në Shqipëri u mungojnë kompjuterët dhe kanë akses të dobët në internet; me rreth 0.2 kompjuterë për nxënës, shkollat janë thelbësisht nën mesataren e vendeve të OECD-së prej 0.8. Për më tepër, ndërsa pothuajse të gjithë kompjuterët
e shkollave në vendet e OECD-së janë të lidhur me internetin, në Shqipëri kjo shifër është pak më shumë se 70%. Edhe pse në përmirësim, në vitin
2020 vetëm 25% e shkollave shqiptare kishin akses në internet me një shpejtësi mbi 10 Mbps (megabajt për sekondë).7) Po kështu, vetëm një e treta e nxënësve ndjekin shkollat ku në mënyrë aproksimative mendohet se ka mbështetje efektive në internet, krahasuar me më shumë se gjysmën
e nxënësve në vendet e OECD-së. Nga ana tjetër, më pak se gjysma e nxënësve shqiptarë ndjekin shkollat ku titullarët dhe drejtuesit tregojnë se disponojnë softuerë adekuatë, krahasuar me më shumë se dy të tretat e nxënësve në vendet e OECD-së.8)
Shqipëria duhet të zhvillojë korniza për aftësitë dhe kompetencat digjitale dhe të përcaktojë kualifikimet dhe kurrikulat e TIK-ut, veçanërisht në bashkëpunim me sektorin privat. Ndërsa Agjenda Digjitale Shqiptare 2015–2020 ka theksuar rëndësinë e integrimit të përdorimit të TIK-ut në sistemin arsimor dhe Korniza Kombëtare e Kurrikulës Parauniversitare e përmend atë si një nga shtatë kompetencat kyçe për edukimin e përgjithshëm dhe profesional, të dy dokumentet nuk kanë asnjë kuadër konkret se si duhet të integrohen aftësitë dhe kompetencat digjitale në praktikën e të mësuarit.9) Kualifikimet dhe kurrikulat e TIK-ut nuk janë ende të përcaktuara brenda Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Për zhvillimin e kurrikulave, përfaqësuesit e industrisë duhet të bashkëpunojnë në përcaktimin e rezultateve të të nxënit. Krijimi i një qasjeje koherente për zhvillimin e aftësive digjitale në të gjitha nivelet e sistemit arsimor është i rëndësishëm.
Kërkesat që parashtrohen më sipër nuk mbështeten nga rezultate të qëndrueshme dhe në rritje nga matjet e PISA 2022. Rezultatet mesatare të vitit 2022 ishin në rënie në krahasim me vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë. Në Shqipëri nxënësit raportuan se kishin shpenzuar dukshëm
më pak përpjekje për PISA në vitin 2022 në krahasim me vitin 2018 dhe ka të dhëna të besueshme se studentët nuk u angazhuan seriozisht gjatë gjithë testit dhe pyetësorit. Rënia e rezultateve të nxënësve në Shqipëri, e vërejtur në PISA 2022, duket se lidhet me faktorë të ndryshëm.
Në fund të vitit 2019 një tërmet i fortë goditi Shqipërinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, përfshirë shkollat dhe shtëpitë, në 12 qytete kryesore. Rreth gjysma e nxënësve pjesëmarrës në PISA 2022 (50.5%) janë me origjinë nga qytetet më të goditura nga tërmeti. Deri në prill 2022, kur u zhvillua PISA, këta nxënës kanë vijuar mësimet jashtë shkollave të tyre të rregullta, me turne dhe orë të reduktuara. Pandemia e Covid-19 i shtoi sfidat me të cilat u përball sistemi arsimor në Shqipëri në vitet 2020-2021: gjendja e infrastrukturës digjitale paraqiste vështirësi të mëdha për përdorimin efektiv të mësimit online dhe në distancë.
Ndërprerjet e shkaktuara nga tërmeti dhe Covid-19 në gjendjen psikosociale të nxënësve dhe studentëve mund të kenë ndikuar negativisht në angazhimin e studentëve në PISA 2022.
4) Departamenti i Punës i ShBA-së, www.dol.gov
5) Nikaj, I & Titili, D. Cultural and socio-economic sources of the gender pay gap in Albania, Demographic Journal, Nr.1/ 2023.
6) Banka Botërore 2020, https://www.worldbank.org
7) OECD (2021), Multi-dimensional Review of the Western Balkans: Assessing Opportunities and Constraints, OECD Development Pathways, OECD Publishing, Paris, https://dx.doi.org/10.1787/4d5cbc2a-en.
8) OECD (2020), Education in the Western Balkans: Findings from PISA, PISA, OECD Publishing, Paris, https://dx.doi.org/10.1787/764847ff-en.
9) ETF (2018), Digital Skills and Online Learning in Albania. Digital Factsheet December 2018.
Grafiku 2. Të dhënat për matjen PISA 2000-202210)
Duke pasur parasysh hendekun e aftësive të fuqisë punëtore aktuale, aftësitë digjitale duhet të bëhen gjithashtu një pjesë integrale e mësimit të të
rriturve. Strategjia e Shqipërisë për Punësimin dhe Aftësitë 2019–2022 nuk i ka trajtuar aftësitë digjitale si prioritet, ndërsa ekonomitë e tjera rajonale
kanë kohë që kanë filluar të trajtojnë hendekun e aftësive digjitale midis të rriturve.11) Në krahasim me shumë standarde ndërkombëtare, studentët
nga shtresat e pafavorizuara në Shqipëri kanë performuar relativisht mirë. Megjithëse ekziston një hendek performance prej 61 pikësh midis studentëve nga familjet e pafavorizuara (sektori i poshtëm i indeksit PISA të statusit ekonomik, social dhe kulturor) dhe atyre nga sektori i parë në krye, kjo diferencë është më e vogël se në OECD (89 pikë). Studentët shqiptarë nga familjet e pafavorizuara janë gjithashtu akademikisht relativisht më elastikë – duke shënuar 12.3% ndaj 11.3% në OECD (OECD, 2019).12)
Në vazhdim, ofrimi i mbështetjes për fëmijët nga familjet e pafavorizuara, veçanërisht ata që jetojnë në zonat rurale, mund të mbyllë më tej hendekun dhe dallimet në edukim. Të rinjtë që jetojnë në rajonet urbane të Shqipërisë kalojnë mesatarisht dy vite më shumë në shkolla sesa bashkëmoshatarët e tyre në zonat rurale. Duke marrë parasysh se rreth 40% e shqiptarëve jetojnë në zona rurale dhe malore, edukimi jocilësor e prek shumë këtë grup. Distancat e mëdha ndërmjet shkollës dhe shtëpisë, mungesa e mbështetjes motivuese për mësuesit për të punuar në zonat rurale (pavarësisht numrit të madh të mësuesve në nivel kombëtar të papunësuar), detyrimet e fëmijëve për të kontribuar në të ardhurat e familjes dhe martesat e hershme (veçanërisht në mesin e komuniteteve etnike dhe kulturore, si romët dhe egjiptianët) janë disa nga faktorët që kontribuojnë në pabarazi të tilla.
Ndërkohë që Shqipëria ka bërë përpjekje të rëndësishme për të trajtuar ndarjen urbane-rurale, duke përfshirë futjen e mbështetjeve financiare për transportin e stafit mësimdhënës, ka nevojë për paketa më të plota të politikave arsimore dhe mbrojtjes sociale, veçanërisht në zonat që kanë mbetur pas. Ndër të tjera, stimuj gjithëpërfshirës financiarë dhe të zhvillimit të karrierës mund të përdoren për të inkurajuar mësuesit e mirë që të punojnë në zona të vështira. Përveç kësaj, duhet të jepet mbështetje e mjaftueshme (p.sh., përmes mundësive të rrjetëzimit) për të ndihmuar mësuesit e rinj dhe me përvojë që të punojnë në mënyrë efektive në shkollat rurale.
Qasja më e mirë në edukim për pakicat etnike apo kulturore, si romë dhe egjiptianë ballkanikë, është gjithashtu e rëndësishme për sigurimin e integrimit të tyre, krijimin e mundësive të reja dhe nxitjen e kohezionit social në të gjitha grupet. Disa vlerësime tregojnë se rreth gjysma e fëmijëve romë të moshës 6-16 vjeç nuk janë regjistruar kurrë në shkollë, ndërsa rreth 50% studentë romë dhe egjiptianë janë ndër shkallët më të larta të braktisjes së shkollës: mesatarisht, romët kanë rreth 4.4 vite shkollim krahasuar me 9.6 vjet mes joromëve. Romët gjithashtu ngelen pas për sa u përket rezultateve të edukimit: me një shkallë të shkrim-leximit prej rreth 65%, popullsia rome është rreth 30 pikë përqindjeje prapa popullsisë jorome.
Shqipëria ka bërë përpjekje të rëndësishme për të përmirësuar arritjet në edukim për popullatën rome dhe egjiptiane, megjithatë do të ishte e rëndësishme të rriteshin veprimtari të tilla. Disa ndërhyrje politike përfshijnë masa të tilla, si një program rimbursimi të teksteve shkollore dhe përpjekje
për të promovuar identitetet rome dhe egjiptiane si një pjesë integrale e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë etj. Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2015-2020,13) promovoi integrimin e këtyre grupeve të margjinalizuara.
Gjatë dhe pas pandemisë COVID-19 rikuperimi i të mësuarit lipsej të trajtohej me një vëmendje të shtuar te barazia dhe përfshirja. Ndërsa Shqipëria është ende duke luftuar me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja e të mësuarit do të duhet të jetë çelësi i përparimit dhe rritjes ekonomike.
Nxënësit dhe studentët me më pak burime shtëpiake, për sa i përket aksesit në mësimin online në shkollë, si dhe mbështetjes prej prindërve dhe burimeve të tjera kulturore si librat, ka të ngjarë të kenë mbetur prapa siç e tregojnë disa të dhëna dhe matje.
Një raport i OECD-së14) grumbulloi përvojat e shoqërive të ndryshme në reagimin ndaj pandemisë, duke përfshirë menaxhimin e periudhave të mbylljes së shkollave dhe rihapjes së mëvonshme. Përvoja nga pandemia ka shtruar për zgjidhje disa çështje, si realizimin e ndërhyrjeve të synuara,
të përshtatura me kërkesat lokale, për të mbështetur nxënësit me pak burime digjitale në shtëpi. Së dyti, zhvillimi i modeleve “hibride” të mësimdhënies dhe të nxënit, të cilat bashkojnë mësimdhënien ballë për ballë (në masën më të mundshme) me përdorimin e burimeve digjitale dhe të mësuarit online. Në rrethana të tilla, studentëve vulnerabël, të cilëve u mungojnë burimet digjitale shtëpiake, duhet t’u mundësohet mësimi në klasa.
Në Shqipëri Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësinë kryesore për arsimin në të gjitha nivelet, me përjashtim të formimit profesional, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ministria e Arsimit dhe Sportit është përgjegjëse, gjithashtu, për drejtimin strategjik, por gjatë dy dekadave të fundit ka transferuar shumë përgjegjësi për menaxhimin e shkollave, pjesërisht përmes krijimit të drejtorive dhe zyrave rajonale
që menaxhojnë zbatimin e politikave. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit për vitet 2021-202615) ka siguruar një koordinim dhe bashkëpunim
të fortë në zbatimin e politikave arsimore.
Në kuadrin e Strategjisë së mëparshme të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar (2014-2020), zbatimi i politikave të ndryshme shpesh ka ndodhur në izolim me një koordinim të kufizuar ndërmjet agjencive të ndryshme. Duke qenë se kompetencat kryesore për politikat arsimore janë ndarë midis dy ministrive, siç përshkruhet më sipër, bashkërendimi dhe bashkëpunimi solid është edhe më i rëndësishëm.
Vlerësimi ka luajtur dhe do të luajë një rol kyç për strategjinë e re arsimore dhe politikëbërjen. Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në zhvillimin e një sistemi informativ modern të menaxhimit të arsimit (EMIS), i cili ofron një bazë solide dhe faktike për të kryer vlerësimin.
Mungesa e të dhënave të cilësisë së lartë dhe një kulturë relativisht e dobët e vlerësimit kufizojnë përdorimin e vlerësimit për të përmirësuar politikat.
Si rezultat, monitorimi dhe raportimi i rregullt mbi progresin ka qenë i kufizuar, dhe si rrjedhim nuk ofron informacion adekuat për të adresuarkufizimet e kapaciteteve. Aktualisht, monitorimi në kohë reale i të dhënaveadministrative nuk është i mundur për shkak të procedurave të gjata tëraportimit të të dhënave nga shkollat, fillimisht në zyrat arsimore lokaledhe më pas në drejtoritë rajonale që përpilojnë të dhëna dhe i ndajnë atome ministrinë.
Shqipëria ka nevojë të forcojë ndikimin e vlerësimeve të jashtme tëshkollave duke ndërtuar kapacitetet e drejtorisë arsimore rajonale për të kryer vlerësime të paanshme. Në vitin 2019 Shqipëria riorganizoi sistemin e saj të jashtëm të vlerësimit të shkollave duke zhvendosur përgjegjësinë nga agjencia e pavarur e inspektoratit të shkollave në drejtoritë arsimorerajonale (DAR). Më parë, për shkak të kufizimeve buxhetore, agjencia e inspektoratit ishte në gjendje të kryente vetëm disa vlerësime të jashtme.
Aktualisht, çdo DAR ka vetëm katër persona të dedikuar për këtë punë, ndërsa Shqipëria numëron gjithsej 3759 shkolla në nivelet fillore dhe të mesme.16) Duke qenë se DAR-et kanë gjithashtu rolin e mbështetjes së shkollave për të përmirësuar performancën e tyre, integriteti i vlerësimit të
tyre të jashtëm për të njëjtat shkolla mund të rrezikohet. Këto 4-5 vitet që kanë kaluar nga implementimi i këtij ndryshimi nuk provojnë se ndërhyrja
ka dhënë rezultate pozitive domethënëse; në pikëpamjen tonë, agjencitëe pavarura të vlerësimit, duke mos qenë në konflikt interesi, janë më të besueshme, më të gatshme dhe më eksperte për të realizuar vlerësimeobjektive për edukimin, por edhe në fusha të tjera.
Tre faktorë kyç kanë kapacitetet për të bërë real ndryshimin: sundimii ligjit dhe qeverisja e mirë, digjitalizimi dhe kompetenca e qeverisjeve vendore.
Së pari, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë krijon jo vetëm progres, por edhe besueshmëri në opinionin publik ballkanik dhe shqiptar, të ushqyer vazhdimisht me premtime të pambajtura. Qeveritë në Ballkanin Perëndimor kanë prodhuar tashmë një sasi dhe cilësi mbresëlënëse të teksteve dhe strategjive ligjore. Megjithatë, zbatimi në praktikë shpesh mbetet i ngadalshëm. Strukturat joefikase qeveritare dhe mungesa e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve janë identifikuar si kufizime kryesore. Strukturat shtetërore priren të jenë tepër komplekse, duke përfshirë shpesh ministri dhe agjenci të shumta pa linja të qarta përgjegjësie. Kjo vonon vendimet dhe ka implikime për koston, kohën dhe burimet.
Ndryshimet e shpeshta politike dhe mbrojtja e pamjaftueshme kundër ndikimit të padrejtë janë burime të tjera vonese dhe pengesash. Në të njëjtën kohë, qytetarët vlerësojnë shumë lart sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe politikëbërjen efektive në vizionet e tyre për një të ardhme të mirë gjatë sondazheve dhe vlerësimeve që janë kryer sistematikisht.
Arritja e konsensusit në lidhje me objektivat dhe sigurimi i ofrimit dhe zbatimit efektiv publik janë elemente thelbësore të qeverisjes së mirë që mbështesin arritjen e prioriteteve strategjike.17)
Së dyti, digjitalizimi mund të transformojë qeveritë dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike; potenciali i tij duhet të eksplorohet plotësisht. Shembuj të ekonomive me përshtatje të hershme, si Estonia, tregojnë se digjitalizimi mund të ndihmojë në riinxhinierimin e strukturave të administratës publike për performancë më të lartë me kosto më të ulët.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të rëndësishëm në përshtatjen e teknologjive digjitale. Nga 193 kombet e listuara në indeksin
e përbërë EGDI5 (zhvillimi i e-Government) të OKB-së, ato renditen në rangun e mesëm: Serbia (58), Shqipëria (59), Maqedonia e Veriut (72) dhe
Mali i Zi (75).18)
Së treti, qeverisja vendore ka nevojë për kapacitete më të afta/eksperte për të përshtatur shërbimet sipas nevojave lokale. Në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor qeveritë vendore kanë rol kyç për zbatimin dhe ofrimin e shumë programeve dhe shërbimeve qeveritare (p.sh., edukimi, kujdesi shëndetësor, ndihma sociale, shërbimet e furnizimit me ujë dhe përpunimit të mbeturinave). Megjithatë, shpesh ata nuk i përmbushin rolet e tyre. Shumë nivele të administrimit vendor me staf të konsiderueshëm shpenzojnë pjesën më të madhe të buxheteve të tyre për paga. Matjet që janë bërë tregojnë se shërbimet e ofruara nuk janë në përputhje me atë që shpenzohet për ofrimin e tyre. Mbikëqyrja/ndërhyrja politike shpesh luan një rol të madh në punësimin në nivel vendor. Në disa ekonomi, stimujt që rregullojnë shpërndarjen e fondeve qendrore për qeveritë vendore çojnë në punësime të tepërta, në vend të investimeve të zgjuara dhe efikase të bazuara në performancë. Ndërsa strukturat ndryshojnë, të gjitha ekonomitë luftojnë në njëfarë mënyre me ofrimin e shërbimeve në nivel lokal. Në vijim, përmirësimi i mbledhjes së të dhënave të popullsisë është i nevojshëm për të kuptuar nevojat e njerëzve dhe komuniteteve lokale dhe ofrimin e shërbimeve të synuara (OECD, 2021).19)
3. Universiteti “Fan S. Noli” - UNIKO dhe oferta akademike, kërkimore dhe e shërbimeve ndaj të tretëve
Edukimi cilësor është një prioritet kryesor në të gjitha ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa strukturat ekonomike ndryshojnë ndjeshëm, gjetja e burimeve të reja të rritjes së produktivitetit dhe shtytjeve të fuqishme për transformimin ekonomik të këtyre vendeve është nevojë
urgjente. Mundësitë për punësim që vlerëson aftësitë dhe jep kënaqësi janë të pakta dhe të rinjtë vazhdojnë të emigrojnë, por janë mundësitë që rritja e kompetencave të të rinjve dhe fuqisë punëtore të hapë mundësi të reja. Sa më i pafavorshëm të jetë raporti aktual i pagës ndaj produktivitetit të një ekonomie, aq më urgjente bëhet kjo detyrë.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të madh në edukim gjatë viteve të fundit. Zbatimi i kurrikulave të bazuara në kompetenca, pjesëmarrja në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), zhvillimi i standardeve të reja për mësuesit dhe investimet në edukimin dhe aftësimin profesional (AFP) kanë qenë disa nga reformat kryesore në rajon. Pavarësisht këtij progresi, mbetet një hapësirë e gjerë për përmirësimin e rezultateve të edukimit formal.
Arsimi ndërkombëtar dhe arritjet e studentëve në programe studimi dhe universitete ndërkombëtare me origjinë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor zbulojnë boshllëqe në rezultatet e të nxënit të studentëve.
Përtej edukimit formal, shumë të rriturve u mungojnë kompetencat e kërkuara në tregjet e punës. Shumë ndërmarrje në rajon raportojnë vështirësi në punësim për shkak të mungesës së aftësive dhe zbulojnë se sistemi arsimor nuk jep aftësitë e nevojshme (Banka Botërore, 2021).
Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, përqindja e individëve me aftësi digjitale bazë ose mbi atë bazë është relativisht e ulët në krahasim me ekonomitë standarde të BE-së. Përqindja e njerëzve që kanë përdorur formulat bazë aritmetike në një raport pune është shumë e vogël në disa ekonomi, gjë që tregon mungesën e aftësive kryesore kompjuterike, të cilat janë kërkesa të rëndësishme për shumë punëdhënës.
Në këtë kuadër edhe Universiteti “Fan S. Noli” është përpara një sfide të domosdoshme për t’u realizuar, që është shndërrimi me kapacitet akademike dhe infrastrukturore që i disponon dhe të tjera që do të shtohen në perspektivë, në një universitet udhëheqës të proceseve të zhvillimit ekonomik, shkencor dhe të ofrimit të shërbimeve.
Që nga nëntori 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” mbërriti grupi i ekspertëve, të cilët përfaqësonin AADF dhe READ, dy agjenci që udhëheqin procesin e ekspertizës për reformimin e edukimit të lartë në Shqipëri në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian për vendet kandidate në proces anëtarësimi.
Fillimisht, të konsiderosh UNIKO si një “shtyllë kryesore” për zhvillimin rajonal të Korçës, do të thotë ta shikosh rajonin e Korçës si një “sistem” në të cilin elementet përbërëse territoriale-funksionale (shoqëria, ekonomia, dhe tregu) janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe me UNIKO-n. Në parim, universiteti kontribuon, së pari, me “smart” kapital njerëzor dhe së dyti, me veprimtari kërkimore-shkencore që janë relevante për rajonin, të specializuara dhe me cilësi të lartë, në përputhje me prioritetet e BE-së dhe Shqipërisë për zhvillimin e specializuar (E3 SMART SPECIALIZATION), që përbëjnë tri fusha për rajonin e Korçës:
a) specializimi në bujqësi, b) zhvillimi i sipërmarrjeve të turizmit, dhe c) inovacioni teknologjik (digjitalizimi). Në këtë kontekst, planifikimi strategjik i UNIKO-s për vitin 2024-2030 përbën një proces kompleks dhe kritik, i cili në thelb duhet t’u japë përgjigje të drejtpërdrejtë disa pyetjeve kyçe:
1) Në çfarë pozicioni është në të vërtetë sot UNIKO?
2) Si do të jetë vazhdimësia e universitetit?
3) Çfarë duhet bërë për të fuqizuar universitetin, në mënyrë që ekspertiza e tij të garantojë mundësi për zhvillimin dhe rritjen e rajonit?20)
Universiteti i Korçës, pavarësisht problemeve që ka pasur ndër vite, më shumë të qeverisjes, të cilat nuk kanë shërbyer për ta kthyer këtë potencial
kapitali kulturor kaq thelbësor për zhvillimin rajonal në udhëheqës të zhvillimit të qëndrueshëm, i ka mundësitë dhe kapacitetet për të ndryshuar rrënjësisht gjendjen.
10) PISA 2022 RESULTS: FACTSHEETS – ALBANIA © OECD 2023
11) OECD (2021), OECD Statistics (database), OECD Publishing, Paris, https://stats.oecd.org
12) OECD (2019), Getting Skills Right: Future-Ready Adult Learning Systems, Getting
Skills Right, OECD Publishing, Paris, https://dx.doi.org/10.1787/9789264311756-en
13) OECD (2020), “The impact of COVID-19 on student equity and inclusion: supporting vulnerable students during school closures and school re-openings”, OECD Policy Responses to Coronavirus (COVID-19), OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/d593b5c8-en.
14) Po aty.
15) Agjencia e Sigurimit të Cilësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e ArsimitParauniversitar, https://arsimi.gov.al/
16) Wort, M., D. Pupovci and E. Ikonomi (2019), Appraisal of the Pre-University Education Strategy 2014-2020, UNICEF, https://www.unicef.org
17) OECD (2021), Multi-dimensional Review of the Western Balkans: Assessing Opportunities and Constraints, OECD Development Pathways, OECD Publishing, Paris,
https://dx.doi.org/10.1787/4d5cbc2a-en
18) OECD (2020), Curriculum (re)design: A series of thematic reports from the OECD Education 2030 Project, https://www.oecd.org/education/2030-project
19) OECD (2021), Multi-dimensional Review of the Western Balkans: Assessing Opportunities and Constraints, OECD Development Pathways, OECD Publishing, Paris,
https://dx.doi.org/10.1787/4d5cbc2a-en
20) Draft-Raport vlerësimi mbi përmirësimin dhe transformimin e Universitetit të Korçës (UNIKO)-AADF & READ, 2024 (https://www.aadf.org)
21) Po aty.
Figura 3. Analiza SWOT për Universitetin e Korçës21)
Të katër njësitë kryesore, në përbërje të UNIKO, Fakulteti i Bujqësisë, Edukimit, Ekonomisë dhe Shkencave Natyrore dhe Humane kanë burime njerëzore dhe kapacitete për t’u transformuar, duke u kthyer në njësi që udhëheqin ndryshimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe në harmoni me
mjedisin. Mendojmë se Universiteti i Korçës mund të funksionojë si një pol universitar, që mund të plotësojë kërkesat dhe nevojat e Shqipërisë Juglindore, por edhe të rajonit më gjerë, me burime njerëzore të kualifikuara, me ekspertizë shkencore të nivelit të lartë dhe të lidhur ngushtë me nevojat dhe perspektivat e rajonit, si dhe me shërbime aq të nevojshme, funksionale dhe të një spektri të gjerë, të cilat mund të kontribuojnë që mundësitë për të jetuar, punuar dhe mbajtur tërheqës rajonin e Korçës në perspektivë të sigurojnë vazhdimësinë e ekzistencës së tij.
Përfundime
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit Shqipëria ka bërë përpjekje për të forcuar kompetencat në edukim. Rezultatet e të nxënit, të matura nga Programi i OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), janë përmirësuar me shpejtësi. Miratimi kohët e fundit i kurrikulave të bazuara në kompetenca dhe standardeve të përgatitjes së mësuesve janë një bazë e rëndësishme për të përmirësuar rezultatet e të nxënit.
Për të rritur më tej kompetencat e brendshme të nevojshme për transformimin ekonomik të Shqipërisë dhe pjesëmarrjen qytetare shfaqen këto prioritete kryesore të politikave në mjedisin e arsimit formal dhe më gjerë; Rritja e aftësive digjitale të studentëve duhet të jetë një prioritet kryesor, duke pasur parasysh lulëzimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri. Meqenëse dy ministri të ndryshme mbajnë përgjegjësi për kompetencat në edukim, ekziston fushëveprimi për të përmirësuar qeverisjen përmes koordinimit efektiv dhe koherencës së politikave.
Shqipëria duhet gjithashtu të përmirësojë cilësinë dhe aftësitë tërheqëse të edukimit dhe trajnimit profesional (AFP), një burim kryesor ky për të ofruar fuqi punëtore të gatshme për punë. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të edukimit dhe trajnimit profesional dhe sektorit privat do
të ishte veçanërisht e rëndësishme. Duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të progresit teknologjik dhe ndryshimin e nevojave të biznesit, krijimi i mundësive më të mira për mësimin e vazhdueshëm të të rriturve dhe ritrajnimi i tyre janë gjithashtu jetikë për rritjen e kompetencave të fuqisë punëtore aktive aktuale.
Mendojmë se Universiteti i Korçës mund të funksionojë si një pol universitar, që mund të plotësojë kërkesat dhe nevojat e Shqipërisë Juglindore, por edhe të rajonit më gjerë, me burime njerëzore të kualifikuara, me ekspertizë shkencore të nivelit të lartë dhe të lidhur ngushtë me kërkesat dhe perspektivën e rajonit, si dhe me shërbime aq të nevojshme, funksionale dhe të një spektri të gjerë, të cilat mund të kontribuojnë që mundësitë për të jetuar, punuar dhe mbajtur tërheqës rajonin e Korçës në të ardhmen të sigurojnë vazhdimësinë e ekzistencës së tij.
Burime dhe literaturë
1. Banka Botërore 2020, https://www.worldbank.org
2. Draft-Raport vlerësimi mbi përmirësimin dhe transformimin e Universitetit të Korçës (UNIKO)-AADF & READ, 2024.
3. ETF (2018), Digital Skills and Online Learning in Albania. Digital Factsheet December 2018.
4. Forumi Ekonomik Botëror, https://www.weforum.org
5. Nikaj, I. & Titili, D. Cultural and socio-economic sources of the gender pay gap in Albania, Demographic Journal, Nr.1/ 2023
6. Nikaj, I. The Sociological study of concept of generations. Demographic Journal, Nr.2/2021.
7. OECD (2022), “Overview: Making the Western Balkans an attractive place to live, work and invest in”, in Multi-dimensional Review of the Western Balkans: From Analysis to Action, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/8debabd2-en
8. PISA 2022, OECD 2023, www.oecd.org
9. Revista “Studime Demografike”, Nr. 2, 2023, https://www.revistademografia.al