TË DHËNA PËR PANDEMINË E

KORONAVIRUSIT COVID-19 NË VENDET E

KONTINENTIT EUROPIAN

Infektimet, vdekjet, shërimet, rastet aktive, rastet për një milion banorë, vdekjet për 1 milion banorë, testet për 1 milion banorë deri më datën 12 tetor 2021. Renditja është bërë sipas numrit të infektimeve me COVID-19.1)

 

■ Deri në këtë datë në shkallë botërore janë regjistruar 238,901,231 persona të infektuar,nga të cilët 4,870,824 ose 2 për qind kanë vdekur.

Ndërkohë, 216,116,695 persona ose 90.5 për qind janë shëruar, kurse 17,913,712 ose 7.5 për qind janë raste ende aktive. Të dhënat tregojnë se ka patur 30,649 raste për një milion banorë dhe, rreth 625 vdekje për milion banorë.

■ Vendet me më shumë persona të infektuar në botë janë SHBA me 45,231,046 raste; India me 33,984,466 raste; Brazili me 21,575,820 raste;

UK me 8,193,769 raste; Rusia me 7,804,774 raste; Turqia me 7,475,115 raste; Franca me 7,056,511 raste.

■ Kontinenti europian deri në këtë datë ka pasur 60,521,348 persona të infektuar, nga të cilët 1,246,358 ose rreth 2.1 për qind kanë vdekur;

55,376,307 ose 91.5 për qind janë shëruar dhe 6.4 për qind janë raste aktive.

■ Më shumë raste për 1 milion banorë kanë: Mali i Zi 215,760; UK 119,897; Rep. Çeke 158,378; Sllovenia 145,070; Lituania 132,128; Estonia 124,538; Luksemburgu 123,673 etj.2) Shqipëria, me 60,884 persona të infektuar për 1 milion banorë rendintet në vendet me tregues të ulët në Europë dhe në vendin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.

■ Në vdekjet për 1 milion banorë listën e kryeson Bosnja dhe Hercegovina me 3,369 persona; Maqedonia e Veriut me 3,288 persona; Mali i Zi me 3,171 persona; Bullgaria dhe Hungaria me 3,147 persona; Republika Çeke me 2,842 persona; Sllovakia me 2,331 persona; Sllovenia me 2,220 persona; Belgjika me 2,203 persona; Italia me 2,176 persona; Kroacia me 2,155 persona; UK me 2,016 persona; Polonia me 2,007 persona; Rumania me 2,078 persona etj.

■ Shqipëria, me 963 vdekje për 1 milion banorë renditet nga fundi i kësaj liste. Ajo regjistron treguesin më të ulët midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e pasuar nga Kosova. Ndërkohë, nuk jemi të sigurtë për numrin e popullsisë prej 8,692,511 banorë të Serbisë nga 6,945,235 banorë që kanë raportuar institucionet përkatëse të këtij vendi.

 

 

1) COVID Live Update: 238,835,754 Cases and 4,870,222 Deaths from the Coronavirus - Worldometer (worldometers.info)

2) Këtu nuk janë marrë parasysh disa shtete të vegjël si Gjibraltari, Andorra, San Marino.

@ 2021 Revista Demografia  -  Botim i Shoqatës Shqiptare të Demografëve  *  Të gjitha të drejtat e rezervuara