MIGRACIONI DHE REMITANCAT

NDËRKOMBËTARE NË BASHKËVEPRIMIN E

TYRE SHTYTËS-TËRHEQËS

Msc. Luan SHAHOLLARI

Kryeredaktor i revistës “Demografia”

Abstract

The international migration and remittances are the most significant features of the world globalization. The number of people living outside their countries of origin in 2019 was 272 million, from 174 million in 2000. While, international remittances are risen to 719 miliard in 2019 from 126 miliard USD in 2000 or 5.7 times. The migration is leaded by “push and pull” theory –unfavorable conditions in one place “push” people out, and

favorable conditions in an external location “pull” them out. Albania was included in the countries with a high emigration: about 1/3 of the population estimated to have emigrated abroad, mainly in EU countries with about 75% of them in Italy and Greece. The Albanian migration was pushing by socio-economic factors, such as: high unemployment rate, low wages, poverty and poor economic aid, lack in physical infrastructure, shortcomings in health and education, etc. In contrary, pull factors are in the rich destination countries. The high level of emigration has impacted in the growing of the remittances during the first decade of XXI century. Later, as a consequence of financial global crises and as well as of the consolidation of migrants in their resident countries, rates reduced.

For many years, remittances constituted a significant percentage toward GDP, balance of foreign trade, foreign direct investments, etc. Main impacts noted in poverty reduction, creation of small medium enterprises, education, constructions, savings etc. During 2020, the year of Covid-19 pandemic, the Albanian migrants number decreased 45.6% toward 2019, while remittances only 4.1%. This trend shows a remittances flexibility in the difficult times. In the paper are presented some suggestions to reconsider governmental policies, to cooperate with bank institutions, local authorities, universities, ONGs in the better using of remittances in the socio-economic development of the country.

Key words: Migration; Remittances; Albania; Italy and Greece; Push and pull factors; Socio-economic development; Governmental programs.

MIGRANT DHE REMITANCA-PËRKUFIZIME

Migracioni dhe remitancat janë në një lidhje simbioze midis tyre: remitancat janë produkt i migracionit por në kushtet e veprimit të faktorëve shtytës dhe tërheqës ato bëhen nxitje për migrim të ri, që ndryshon në kushte dhe vende të ndryshme.

Rekomandimet e Kombeve të Bashkuara për Statistikat e Migracionit Ndërkombëtar përkufizojnë “migrant ndërkombëtar” çdo person i cili ka ndërruar vendin e tij/saj të banimit të zakonshëm, duke bërë dallimin midis “migrantëve afat-shkurtër” (që kanë ndërruar vendet e tyre të zakonëshme të banimit për të paktën tre muaj, por më pak se një vit) dhe “migrantët afat-gjatë” (ata me së paku një vit).Megjithatë, jo të gjitha vendet përdorin këtë përkufizim në praktikë.1) Ndryshimet në konceptet dhe përkufizimet,

si dhe metodologjitë e mbledhjes të të dhënave midis vendeve, pengojnë krahasueshmërinë e plotë të statistikave mbi migrantët ndërkombëtarë.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) e përkufizon migrantin si lëvizje të një personi nga vendi i tij/saj i zakonshëm i banimit, si brenda një vendi apo një kufiri ndërkombëtar, përkohësisht apo përfundimisht, dhe për një lloj arsye. Si rjedhim, edhe termi migracion përkufizohet si lëvizje të personave nga vendi i tyre i zakonshëm i banimit, si përmes një kufiri ndërkombëtar, apo brenda një shteti.2)

Remitancat përfaqësojnë paratë e fituara apo zotëruara nga jo-vendasit që janë transferuar në vendin e tyre të origjinës.3) Ato janë transferta financiare ose në natyrë që migrantët bëjnë drejtpërdrejt në familjet e vendeve të tyre. Kur migrantët dërgojnë në familje pjesë të të ardhurave të tyre në formën cash apo të mallrave për të mbështetur familjet e tyre, këto transferta njihen si remitanca të punëtorëve apo migrantëve. Ato janë rritur shpejt vitet e fundit dhe tani përbëjnë burimin më të madh të hyrave nga jashtë për shumë vende në zhvillim.4) Banka Botërore i vlerëson remitancat ndërkombëtare, pavarësisht boshllëqeve në të dhënat dhe diferencat në përkufizimet metodologjike. Të dhënat e saj, sidoqoftë, nuk përfshijnë dërgesat e paregjistruara përmes kanaleve formale apo joformale, për rrjedhojë shuma e remitancave ndërkombëtare ka të ngjarë të jetë më e madhe se vlerësimet.

 

 

1) UN DESA, 1998. Department of Economic and Social Affair Statistics Division. Statistical Papers. Series M, Nr.58, Rev.1. Recommendations on Statistics of International Migration. Revision 1. UN. New York, 1998. F. 9-10.

2) IOM, Glossary on Migration, International Migration Law Series No. 34, 2020. Migration. F. 130 dhe 135.

3) IOM, Glossary on Migration, International Migration Law Series No. 25, 2011.

4) Dilip Ratha. https://www.imf.org/external/Pubs/FT/fandd/basics/76-remittances.htm

 

 

 

1- MIGRACIONI NDËRKOMBËTAR

1.1 Migracioni ndërkombëtar në statistika

Numri i migrantëve ndërkombëtarë ka shënuar rritje me ritme të larta në dekadat e fundit, nga 84.5 milion më 1970 dhe 173.6 milion në vitin 2000, në 271.6 milion në vitin 2019. Ndërsa raporti i migrantëve kundrejt popullsisë gjithsej për të njejtën periudhe është rritur nga 2.3% më 1970 në 2.8% në vitin 2000 dhe 3.5% më 2019 (Tabela 1).

Tabela 1. Migrantët ndërkombëtarë, 1970–2019

Burimi: UN DESA, 2008, 2019a, 2019b.

Më 2019, rreth 74% e migrantëve ndërkombëtarë ishin të moshës së punës (20 deri 64 vjeç), me një rënie të lehtë në migrantët më të rinj se 20 vjeç nga 16.4% në 14%, midis viteve 2000-2019 dhe një pjesë konstante (rreth 12%) të migrantëve mbi 65 vjeç prej vitit 2000.

Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Armenia, Maqedonia e Veriut, Portugalia janë 5 shtete europiane, mes 20 shteteve gjithsej në botë, me më shumë emigrantë në raport me popullsinë gjithsej. (Graf.1) Të tjerat janë vende të vegjël si: Saint Kitts dhe Nevis, Dominica, Suriname, Tonga, Grenada, Guyana, Samoa, Antigua dhe Barbuda, Saint Vincent dhe Grenadines, Barbados, Jamaica, Seychelles, Saint Lucia, Cabo Verde.5) Këtu

përfshihet edhe Siria e cila ka përjetuar vitet e fundit luftë civile.

India vijon të jetë vendi i origjinës me numrin më të madh të migrantëve ndërkombëtarë jashtë vendit me rreth 17.5 milion, pasuar nga Meksika me

11.8 milionë dhe Kina me 10.7 milionë. Kurse vendi më i madh i destinacionit mbeten ShBA, me 50.7 milionë migrantë ndërkombëtarë.

Grafiku 1. 20 shtetet me më shumë migrantë ndaj popullsisë gjithsej për vitin 2019, në përqindje

1.2 Modeli shtytës-tërheqës i migracionit ndërkombëtar

E.G.Ravenstein (1834–1913), gjeograf-hartograf gjermano-anglez, në “ligjet e migracionit” të botuara në vitet 1885 dhe 1889, pohoi se migrimi sjell jetë dhe progres kurse një popullsi që s’lëviz, ngecje.6) Në thelb, ai përpunoi modelin shtytës-tërheqës (“push-pull model”), ku shkaqet kryesore të migrimit janë ato ekonomike. Migracioni sjell efekte të ndjeshme në fushën socio-ekonomike, tregut të punës, sektorit publik dhe rritjes ekonomike

Migracioni nxitet nga hendeku i të ardhurave dhe punësimit midis vendeve të origjinës dhe të destinacionit; nga pabarazia ekonomike e sociale; nga zhbalancimet demografike; dhe ndryshimet e klimës. Faktorët e tjerë shtytës dhe tërheqës përfshijnë përjashtimin dhe diskriminimin; korrupsionin; mangësitë në arsim, shëndetësi, sigurim social dhe shanset e martesave.

Migrimi është mënyra më efektive për të reduktuar varfërinë dhe për të ndarë pasurinë, synime të dyfishta këto të Bankës Botërore... Të ardhurat e migrantëve rriten tre deri gjashtë herë kur ata lëvizin nga vendet me të ardhura të ulëta në vendet me të ardhura të larta. Fitimi nga të ardhurat

mesatare për një punëtor të ri të pakualifikuar që shkon në Shtetet e Bashkuara është vlerësuar të jetë rreth $14,000 në vit.7)

Gjatë viteve 2013–2017, të ardhurat mesatare për frymë në vendet me të ardhura të larta në OECD ishin $43,083, krahasuar me $795 në vendet

me të ardhura të ulëta, pra një raport prej 54:1. Me këtë ritëm rritjeje do të duhen 135 vjet për mbyllur hendekun e të ardhurave! 8)

Deri në vitin 2030, për çdo të ri (15–24-vjeç), do të jenë tre me moshë jashtë punës (65+) në Gjermani, Itali, dhe Japoni. Kurse në Uganda, raporti i të moshuarëve me të rinjtë do të jetë 1:9, në Nigeri 1:7, në Indi dhe Meksikë 1:2 etj.

Mbi 83 për qind e popullsisë të lindur në 22 vendet më të pasura të OECD kanë përvojën e një fitimi në mirëqenie si rjedhojë e imigracionit nga vendet jashtë saj. Megjithatë, evidenca mbi efektin e imigracionit në pagat e punëtorëve të lindur në vendet e destinacionit mbetet e përzjerë: disa studime tregojnë ndikime negative të vogla në pagat e punëtorëve vendas me kualifikim të ulët, ndërsa të tjera tregojnë efekte pozitive kur imigrantët janë të kualifikuar dhe të krahasueshëm me fuqinë punëtore vendase.9)

Rritja e migracionit ndërkombëtar ka krijuar shqetësime në vendet e pasura. Një pyetsor i Pew Research Center (2018) zbuloi që 45% e të pyeturve në botë do të dëshironin rënie të imigracionit në vendet e tyre. Rreth 44% e përgjigjeve të anketës të Eurobarometrit (pranverë 2019) e shikonin imigracionin si çështjen më kritike me të cilën përballet Bashkimi Europian, pak më e madhe se përqindja që e shikonin ndryshimin klimatik, si çështjen më kryesore... Kundërshtimi ndaj imigracionit shkon përtej konsideratave ekonomike dhe reflekton një frikë të humbjes të identitetit kombëtar dhe kulturor.10)

5) IOM. UN Migration.World Migration Report 2020. F. 21-27.

6) E. G Ravenstein: “The Laws of Migration”, Journal of the Royal Statistical Society, vol. 52 (1889), p.288.

7) The WB 2018. Moving for prosperity.Global migration and labor markets. Policy Research Report. P 1 (21).

8) World Bank Group. Leveraging Economic Migration for Development A Brieng for the World Bank Board. September 2019. F. xiii- xiv.

https://documents1.worldbank.org/curated/pt/461021574155945177/text.

9) World Bank Group. Leveraging Economic Migration for Development…. F. xviii.

10) World Bank Group.Leveraging Economic Migration for Development. rd… F. xvi -xviii.

2- DISA KARAKTERISTIKA TË MIGRACIONIT NDËRKOMBËTAR SHQIPTAR

Analiza e migracionit ndërkombëtar shqiptar dhe i remitancave që rjedhin prej tij, tregojnë se modeli “shtytës-tërheqës” mbetet karakteristikë dalluese edhe për vendin tonë. Motivi kryesor që i “shtyn” shumicën e migrantëve shqiptarë të lenë vendin e tyre mbetet punësimi dhe të ardhurat më të larta që sigurohen prej tij në vendet e BE, ShBA etj.11)

 

2.1 Emigrimi në rritje dhe shtesa natyrore në ulje: faktorët e rënies të popullsisë

Referuar tre regjistrimeve (censuseve) të fundit (1989, 2001 dhe2011), popullsia e Shqipërisë ka rënë: nga 3,182,417 banorë më 1989, në 3,069,275 banorë më 2001 dhe 2,800,138 banorë në tetor 2011. Pra, gjatë 22 vjetëve (1989-2011) popullsia është pakësuar me 382,279 banorë ose 12%; nga të cilët, në vitet 1989-2001 me 113,142 banorë ose rreth 9,428 banorë mesatarisht në vit dhe në vitet 2001-2011 me 269,137 banorë, 26,914 banorë mesatarisht në vit, rreth 2.9 herë më shumë (Tabela 2 dhe Grafiku 2). INSTAT vlerëson se më 2020 kemi 2,829,741 banorë, me rritje 29.741 ose 1.1% ndaj vitit 2011.12)

 

Referuar Censusit 2001, INSTAT vlerëson se deri në vitin 2001 jashtë vendit jetonin rreth 710 mijë vetë. Numri i emigrantëve (neto) vlerësohet në 600-650 mijë, ndërsa fëmijët e lindur atje më pak se 100 mijë. Pra, 600-650 mijë persona kishin migruar jashtë vendit.13)

Gjatë periudhës midis dy censuseve të fundit (2001-2011) kanë emigruar edhe rreth 500 mijë persona të tjerë, numur, që del edhe nga të dhënat

e disa prej vendeve kryesore destinacion të emigrantëve shqiptarë.14) Nga këto të dhëna del se në tetor 2011 jetonin jashtë vendit rreth 1, 1-1, 2 milion shtetas shqiptarë. Por, nga krahasimi i numrit të popullsisë sipas censusit 2011 prej 2,800,138 banorë dhe zyrave të gjëndjes civile, prej 4,228,430 banorë, del një diferencë prej 1,428,292 banorë, ose 33.8%, emigrantë dhe një pjesë të lindur atje. Në vitin 2019, sipas vlerësimeve të

tërthorta të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit llogaritet në rreth 1,64 milionë ose rreth 36% e shtetasve shqiptarë gjithsej.15) Në këto vlerësime si bazë është marrë numri i banorëve të regjistrit civil më 1 janar 2019, që përmban të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht vendbanimit të tyre (përfshirë edhe ata që jashtë vendit) sipas moshës dhe gjinisë. Nga ky numër, INSTAT zbriti popullsinë e përllogaritur vjetore, e cila i referohet

popullsisë banuese në vend.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, në vitet 2017-2020 (fund viti), popullsia ka ardhur duke rënë në mënyrë absolute përkatësisht nga 2.870.324 në 2.829.741 banorë.16) Pra, në katër vjetët e fundit popullsia është pakësuar me 40.583 banorë.17)

11) L.Shahollari: Migracioni, remitancat dhe disa aspekte të ndikimit të tyre në zhvillimin socioekonomik të Shqipërisë. Revista “Demografia” Nr.1. 2016. F. 36-73.

12) Censi i Popullsisë dhe Banesave do të zhvillohet në tetor 2022. Në Censin 2022 do të përdoren pajisje elektronike (tableta) për mbledhjen e të dhënave në terren. Censi ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë dhe të banesave në njësinë më të vogël gjeografike, si dhe informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale, ekonomike të popullsisë dhe të

banesave. http://www.instat.gov.al.

13) INSTAT 2004. Migracioni në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001. F. 34-36.

14) INSTAT, 2012: Censusi i popullsisë dhe banesave 2011. F. 7.

15) INSTAT 2019.Diaspora e Shqipërisë në shifra.F.3. http://www.instat.gov.al/media/6547/diaspora-2019.pdf

16) Burimi: INSTAT, Tiranë, më 07 Maj 2021.

17) Përllogaritjet e popullsisë banuese më 1 janar të çdo viti nga INSTAT bazohen në përkufizimin standard të OKB-së, sipas të cilit, në popullsinë banuese të një viti përfshihen të gjithë ata persona që banojnë ose kanë si qëllim të banojnë në vend për të paktën 12 muaj, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Rënia e ritmit të shtesës natyrore (lindjet-vdekjet) përbën faktorin kryesor në pakësimin e popullsisë shqiptare. Në vitet 1990-2001, shtesa natyrore ka qenë 58,500 banorë mesatarisht në vit, në vitet 2002-2011 16,976 banorë mesatarisht në vit, ose 3.4 herë më pak dhe në vitet 2012- 2020 ka rënë në 9.835 banorë mesatarisht ose 42.1% më pak. Shtesa natyrore në vitin 2020 zbriti në vetëm 470 nga 6.624 më 2019.

Numri i lindjeve përbën faktorin kryesor të rënies të shtesës së popullsisë pasi vdekjet kanë qëndruar në rreth 20-22 mijë mesatarisht në vit. Në vitet 1990-2001 u lindën 66,627 fëmijë mesatarisht në vit, në vitet 2002-2011, 37,400 fëmijë ose 44 % më pak,kurse në vitet 2012-2020 kanë lindur 31.985 fëmijë mesatarisht në vit ose 14.5% më pak. (Tabela 3 dhe Grafiku 2)

Gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, 1.7% më pak, krahasuar me 2019. Kurse numri i vdekjeve në 2020 ishte 27.605 persona, me rritje 25.8%. Kjo rritje kaq e madhe nuk shpjegohet vetëm me shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, prandaj INSTAT duhet të japë shpjegime më të detajuara rreth këtij fenomeni.18)

 

 

18) INSTAT. http://www.instat.gov.al/media/8303/popullsia-me-1-janar-2021.pdf.

Një faktor tjetër në pakësimin e popullsisë në Shqipëri është edhe rritja e numrit të emigrantëve. Në 6 vitet e fundit (2015-2020) nga vendi janë larguar mesatarisht 36.712 emigrantë në vit, kurse janë kthyer në vend 20.084. Për rrjedhojë, migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) rezulton 16.628. Në vitin 2020, numri i emigrantëve zbriti në 23.854, 45.6% më pak se viti 2019.Kurse numri i imigrantëve (personave të kthyer në vend) ishte vetëm 7.170, 65.5% më pak. Migracioni neto pësoi një tkurrje, nga -23.082 banorë më 2019 në 16.684 banorë, në vitin 2020 (Tabela 4, Grafiku 3). Në këtë ulje efektin e vet negativ e ka dhënë pademia e Covid-19 e cila u karakterizua nga reduktimi i vendeve të punës si dhe nga kërkesa të rrepta për kalimin e kufijve ndërshtetërorë.

Grafiku 2. Lindjet, vdekjet, shtesa natyrore, 2012-2020, numur

Tabela 4. Numri i emigrantëve, imigrantëve dhe migracioni neto, 2015-2020

Burimi: INSTAT 2021 dhe përpunime të autorit.

Grafiku 3. Migracioni neto, 2015-2020, numur

Në 1 janar 2021, mosha medianë e popullsisë rezultoi 37.6 vjeç nga 37.2 vjeç më 1 janar 2020. Raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç), krahasuar me 1 janar 2020, u zvogëlua nga 24.6% në 24.2%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me 15-64 vjeç) u rrit, nga 21.6% në 22.3%.

INSTAT, bazuar në rekomandimet ndërkombëtare përditëson çdo 5 vjet projeksionet e popullsisë. Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normave më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031.19)

 

19) INSTAT, 2019.

Tabela 5. Projeksionet e popullsisë 2019-2031, numur

2.2 Masa financiare për të nxitur lindjet

Për të mbajtur nivelin e zëvëndësimit të nevojshëm të popullsinë të një vendi duhet që që një grua të lindë mesatarisht 2,1 fëmijë. Statistikat trego-

jnë se shkalla e fertilitetit apo Indeksi Sintetik i Fekonditetit (ISF) - numri mesatar i fëmijëve të lindur të gjallë nga një grua gjatë jetës së saj, në BE,

në vitin 2019 ka qenë mesatarisht 1.53 për grua, (nga 1.54 më 2018), me numrin më të ulët në në Maltë (1.14), dhe më të lartë në Francë me 1.86.20)

Në vendet e rajonit tonë, ky tregues më 2019 ka qenë: 1.77 në Malin e Zi, 1.52 në Serbi, 1.34 në Maqedoninë e Veriut etj. Në Shqipëri shkalla e fertilitetit ka një ecuri në rënie: nga 1,65 në vitin 2011, në 1,6 më 2015, dhe 1,34 në vitin 2020.21)

Shumica e vendeve në Europë kanë miratuar masa për të nxitur lindjet, përmes “bonuseve të bebeve”, lehtësimeve në taksa, pagesa për pushime

prindërore pas lindjes etj.

Prindërit në Francë marrin çdo muaj përfitime për fëmijët pavarësisht nga të ardhurat, të cilat fillojnë me fëmijën e dytë. Ata marrin 131 euro, kur kanë dy, 299 euro kur kanë tre dhe një shtesë prej 168 euro për çdo fëmijë më pas. Një pagesë prej 941.7 euro me lindjen e apo adoptimin (1,883.4

euro) e një fëmije u jepet prindërve në varësi me të ardhurat.22)

Në Gjermani, nga janari 2021, për fëmijën e parë e të dytë, pagesa është 219 euro në muaj, për fëmijën e tretë 225 euro. Kurse për fëmijën e katërt dhe çdo fëmijë më pas është 250 euro.23)

Nga fillimi i vitit 2021, në Itali është miratuar një çek i vetëm për familjet me fëmijët në vartësi. Qëllimi është të plotësojë nevojat e familjes me fëmijë në vartësi nën 21 vjeç, të nxisë ritmin e lindjes, të ndihmojë prindërit dhe të nxisë punësimin, veçanërisht për gratë. Shuma është 250 euro dhe jepet sipas disa kritereve të caktuara për moshën dhe numrin e fëmijëve.24)

Shuma mujore e bonusit të bebes në Luxemburg është 265 euro për fëmijë, plus një rritje të parë prej 20 euro nga mosha 6 vjeç dhe një rritje të dytë prej 50 euro nga mosha 12 vjeç e deri 18 vjeç, dhe kur vazhdon arsimin e lartë, deri 24 vjeç.25)

Në Suedi, kompensimi për fëmijët është 1,250 krona suedeze në muaj (125 euro) deri në 16 vjeç. Kompensimi vazhdon nëse fëmija vijon arsimin e lartë.26)

Shuma e përfitimeve për fëmijët në Greqi varet nga numri i fëmijëve në vartësi dhe kategoria e të ardhurave për familje të cilat ndahen në tre kategori. Kategoria e parë përfiton 70 euro në muaj për fëmijën e parë dhe të dytë, dhe 140 euro në muaj për fëmijën e tretë dhe çdo fëmijë tjetër pas të tretit. Shumat për familjet e kategorive të dyta dhe të treta janë më të ulëta. Fëmijët në vartësi, të linduar nga martesa apo të adoptuar nuk mund të jenë më shumë se 18 ose 19 vjeç. Përfitimi mund të vazhdojë edhe për fëmijët që vazhdojnë studimet e larta, por jo më shumë se 24 vjeç. Veç sa më sipër, secili nga fëmijët e porsalindur përfitojnë nga 2 mijë euro bonus në dy këste të njëjta.27)

Një vend me 7 milion banorë, Serbia humb 107 qytetarë në ditë dhe është një nga 10 vendet me tkurrjen më të shpejtë të popullsisë në botë.

Prandaj është parashikuar që një nënë të marrë një ndihmë të njëherëshme me vlerë 845 euro për fëmijën e saj të parë, 85 euro në muaj për dy vjet për të dytin, 100 euro në muaj për 10 vjet për të tretin, dhe 18 mijë në periudhën e 10 vjetëve për fëmijën e katërt. Këto pagesa kanë filluar të zbatohen për fëmijët e lindur nga 1 janari 2018.28)

Për të stimuluar lindjet dhe mbështetur nënat e fëmijët, në Shqipëri janë bërë ndryshime në aktet ligjore si dhe kanë dalë akte nënligjore nga qeveria për përcaktimin e “bonusit” për nënat me foshnja të porsalindura, të cilat në fuqi nga 1 janari 2019.29)

Sipas VKM nr.740, datë 12.12.2018, masa e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura, është:

a) Në masën 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë; b) 80 mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë; c) 120 mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim; ç) Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është në masën 80 mijë lekë për secilin fëmijë; d) Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilin fëmijë.

Prej fillimit të vitit 2019 e deri më 14 korrik 2021, bonusin e bebes e kishin fituar 91,380 fëmijë, nga të cilat 20 mijë të lindur në gjysmën e parë të këtij viti.30) Këto masa janë mjaft të larta krahasuar me tre vjet më parë kur ndihma financiare ishte vetëm 5 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur. Për të matur efektin e këtyre masave, mendoj që OJF të specializuara do të ishte mirë të organizonin anketime me prindërit e fëmijëve.

 

 

 

 

2.3 Shpërndarja e migrantëve shqiptarë në botë

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Italia dhe Greqia kanë pjesën më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë përkatësisht 39.4 dhe 35.3 për qind, të dyja vendet rreth 75%. Pjesa tjetër janë në SHBA, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë etj. Në mënyrë më të detajuar shpërndarja e emigrantëve shqiptarë paraqitet në Tabelën 6.

 

 

20) https://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php?title=Fertility_statistics#live_births_per_woman_ in_the_EU_in_2019

21) INSTAT.Popullsia e Shqipërisë.2021.

22) https://www.euronews.com/2018/08/17/which-country-has-the-highest-child-benefits-available-to-foreigners

23) https://www.euraxess.de/germany/information-assistance/research-stay-family/benefits-families

24) https://www.insuranceitaly.it/single-check-children/?lang=en

25)https://www.justarrived.lu/en/administrative-procedures/services-and-family-subsidies-in-luxembourg/

26) https://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=1130&langId=en&intPageId=4804

27) Greece - Employment, Social Affairs & Inclusion - European Commission (europa.eu)

28) Julija Simić | EURACTIV.rs. Mar 22, 2018. https://www.euractiv.com/section/enlargement/news/well-pay-you-to-have-babies-serbia-tells-its-women/

29) Ligj nr.18/2017 Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës. VKM nr.740, datë 12.12.2018 Për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij.

30) https://ata.gov.al/2021/07/14/bonusi-i-bebes-20-mije-femije-perfitues-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit/

Tabela 6. Shpërndarja e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore, (%)

Burimi: OKB. INSTAT 2019.Diaspora e Shqipërisë në shifra.  F. 11.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarëve jashtë vendit, ka arritur në rreth 1.64 milionë banorë që përbën rreth 58 për qind të popullsisë që jeton brenda vendit, prej 2.83 milionë banorë (1 janar 2021). Referuar të dhënave të censeve të vendeve evropiane destinacion të emigrantëve shqiptar, tregojnë se rreth 39% e shtetasve shqiptarë janë të punësuar; 10,1% të papunë dhe pjesa tjetër inaktivë.31) Emigracioni shqiptar ka qenë dominuar nga faktorë shtytës ekonomikë. Sipas anketës së Forcës së Punës të INSTAT 2018, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria ka qenë “mundësi punësimi” - 77 %.32) Sipas ISTAT (Instituti Qendror Italian i Statistikave), del se në Itali më 1 janar 2021 nga 59 257 566 banorë gjithsej, janë 5 013 215 të huaj ose 8.5%. Vendin e parë e zenë rumunët me 1 137 728 banorë ose 22.7% të numrit të huajve gjithsej; të dytin e zenë shqiptarët me 410 087 shtetas ose 8.2%.33) Pasojnë marokenët me 408.179 banorë ose 8.1%; kinezët 288 679 banorë ose 5.8%; shtetasit nga Ukraina me 227.587 ose 4.5%; Filipinet me 156.433 banorë ose 3.1% etj.

Ritmi i shtimit të emigrantëve shqiptarë me lejë qëndrimi në Itali është shtuar në vitet 2000; nga 144,120 banorë më 2001 në 472 mijë më 2009, ose 3.3 herë. Rënia në dekadën pasuese 2010-2020 lidhet me krizën ekonomike në këtë vend, pas së cilës mjaft emigrantë u kthyen në atdhe e shumë të tjerë kaluan në vende të tjera të BE, sidomos në Gjermani.

Liberalizimi i vizave me vendet e zonës Shengen nga 15 dhjetori 2010 ka ndikuar pozitivisht në reduktimin e migracionit të parregullt. Shtesa ka ardhur kryesisht përmes legalizimit të emigrantëve ekzistues, të bashkimeve familjare, kontratave të punës, studimeve etj. Një pjesë tjetër provuan

edhe rikthim të përkohëshëm apo të përhershëm në Shqipëri.

Nga censusi 2011, në Greqi rezultoi se ishin regjistruar 480,851 emigrantë shqiptarë nga 912,000 emigrantë gjithsej ose 52.7%. Më pas renditen emigrantët nga Pakistani, Gjeorgjia, Ukraina etj, por mjaft të distancuar nga Shqipëria.34) Sipas studjueses E.Gemi, në Greqi më 2015 ka pasur 363,649 migrantë shqiptarë me lejë qëndrimi të rregullt, që përbëjnë 69 për qind të numurit gjithsej të emigrantëve, të vendeve jo anëtare të BE.35)

31) INSTAT 2019.Diaspora e Shqipërisë në shifra. F. 14

32) INSTAT 2019.Diaspora e Shqipërisë në shifra. F. 20

33) ISTAT-Stranieri residenti al 1° gennaio - Cittadinanza (istat.it)

34) ELSTAT (Instituti i Statistikave të Greqisë) 2014.

35) Eda Gemi. Eliamep & eui. European university institute, Florence. Robert Schuman centre for advanced studies.Transnational mobility and transfers of Albanians in Greece and Italy: A comparative approach. ITHACA Research Report N. 8/2015 P. 9-10.

Krahasuar me vitin 2011, numri i emigrantëve shqiptarë kishte rënë me 117,202 persona ose 24.3%.

Shkaku kryesor ka qenë kriza ekonomike e vitit 2008 dhe pasojat e saj, të cilat kanë qenë më të ashpra në Greqi. Për rrjedhojë, një pjesë e emigrantëve u kthyen në Shqipëri, dhe një pjesë tjetër të lëvizin në vende të tjera të BE.

Për shkak se shifrat zyrtare jo gjithnjë e kanë të mundur të tregojnë realitetin, numuri i emigrantëve në këto dy shtete duhet të jetë së paku edhe rreth 15-20 për qind më i lartë, që janë emigrantë të paregjistruar.

Numri i emigrantëve shqiptarë në ShBA vlerësohet për rreth 150 mijë persona. Ky numur është shtuar çdo vit, përmes bashkimeve familjare dhe llotarisë amerikane.

Aplikimet për migrim në ShBA përmes Programit të llotarisë (1 tetor - 3 nëntor të çdo viti) kanë ardhur në rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Shtetit, më 2013 janë bërë 122,567 aplikime online;

kurse në vitin 2018 367,231 ose rreth 13 për qind e popullsisë të Shqipërisë.36) Në Shqipëri, më 2018 ka pasur 1 fitues në 82 aplikues të llotarisë

amerikane. Më 2019, Zyra për Statistikat Kombëtare në Britaninë e Madhe vlerësonte që 47,000 banorë të lindur në Shqipëri dhe 29,000 mijë banorë të lindur në Kosovë ishin rezidentë (banonin) në këtë vend.37) Në Kanada, sipas censusit të vitit 2011 ka pasur 31,030 emigrantë shqiptarë.38) Një numër më i vogël është në Australi dhe në vende të tjera.

I.Gëdeshi dhe R.King në një studim të kohëve të fundit kanë arritur në përfundimin që, në Shqipëri, si në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë tranzicionit është vërejtur emigracion i lartë, kthime në nivele të ulëta, migrim potencial në nivele të larta, si dhe norma të ulëta e në rënie të lindjeve.39) Faktorët ekonomikë dhe hendeku i madh i të ardhurave me vendet e zhvilluara të BE dhe Amerikës së Veriut nuk janë të vetmit faktorë që shpjegojnë dëshirën për të migruar. Migrantët potencialë janë të pakënaqur edhe nga sistemi i arsimit, i sigurimeve shoqërore, i kujdesit shëndetësor, i shërbimit civil, i drejtësisë dhe partitë politike. Më shumë se gjysma e popullsisë janë të pakënaqur dhe në rastin e migrantëve potencialë kjo pakënaqësi është edhe disa pikë përqindje më e lartë.40)

Dekada e tretë e migrimit, është dalluar nga një rigjallërim i intensitetit, veçori të reja dhe destinacione të reja. Flukse të fundit kulmuan në mes të dekadës 2010-2020, kur rreth 66,000 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në disa vende të BE-së, kryesisht në Gjermani.41) Shifrat kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj periudhe pandemie të Covid-19, në 4985 (2020) dhe 965 në 3-mujorin e I-rë 2021.42) Sidoqoftë, këto mbeten shifra të larta

krahasuar me numrin e popullsisë të vendit tonë.

36) https://travel.state.gov/content/dam/visas/Diversity-Visa/pdf

37) “Table 1.3: Overseas-born population in the United Kingdom… by country of birth, January 2019 to December 2019”. Office for National Statistics. 21 May 2020.

38) “2011 National Household Survey: Data tables”.Statistics of Canada. Statistics of Canada.

39) Ilir Gedeshi dhe Russell King: Tendencat e reja të migrimit potencial nga Shqipëria. Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung.Tiranë, Dhjetor 2018. F. 14.

40) I Gëdeshi dhe R.King: Tendencat e reja të migrimit potencial… F. 37.

41) Eurostat Newsrelease (2016) Asylum in the EU member states: record number of over 1.2

million first-time asylum seekers registered in 2015, Eurostat Newsrelease 44, 4 March.

42) Eurostat 2021. First time asylum applicant in the EU by citizenship, Q1 2020-Q1 2021.

3- REMITANCAT NDËRKOMBËTARE

 

3.1. Kuptimi dhe metodologjia

Kuptimi ekonomik i dërgesave të emigrantëve është transferimi i “të ardhurave dhe pasurive” monetare ose natyrore nga emigrantët në vendlindjen e tyre. Transfertat e të ardhurave monetare rrisin drejtpërdrejt sasinë e valutës në vendin e origjinës, ndërkohë që transfertat në natyrë ndikojnë në shtimin e kursimit në vendin pritës të emigrantit.

Kur remitancat dërgohen përmes kanaleve zyrtare, ato regjistrohen në llogarinë korrente të bilancit të pagesave si të vendit të origjinës ashtu edhe

atë pritës të emigrantit. Kur ato dërgohen joformalisht, në cash, remitancat mbeten përgjithësisht jashtë regjistrimit zyrtar; në këto raste lind nevoja

për vlerësime të flukseve nëpërmjet vrojtimeve statistikore.

Remitancat përbëjnë një qarkullim financiar të drejtuar kryesisht në vendet  në  zhvillim,  që  ndihmon  financimin  e  konsumit,  investimeve, përmirëson bilancin e pagesave dhe ndihmon në luftën kundër varfërisë.

Volumi i tyre varet nga numri i emigrantëve e të ardhurat që ata sigurojnë; nga kursimet dhe vullneti për të dërguar para; nga lidhjet me familjet e tyre në vendin e origjinës.

Metodologjia për vlerësimin e remitancave e hartuar nga FMN – BPM61, i klasifikon remitancat në tre zëra të bilancit të pagesave, si më poshtë:

a) “Të ardhurat nga puna” – të ardhurat bruto të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit për më pak se 12 muaj, duke përfshirë vlerën e përfitimeve në natyrë (klasifikuar në llogarinë korrente, nënkategoria “të ardhura nga puna”);

b) “Dërgesat e emigrantëve” – totali i transfertave monetare të dërguara në shtëpi nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit për më shumë se një vit (klasifikuar në llogarinë korrente, nënkategoria “transferta korrente”; dhe

c) “Transferta të emigrantëve” – vlera neto e transfertave nga migrantët që lëvizin nga një vend në tjetrin (klasifikuar në llogarinë kapitale, nënkategoria “transferta kapitali”).43)

Banka e Shqipërisë, bazuar në udhëzimet e FMN, i llogarit remitancat si pjesë tė Bilancit tė Pagesave që hyjnë përmes kanaleve zyrtare, kurse ato

informale për diferencë.

 

 

 

3.2 Remitancat ndërkombëtare-në rritje të ndjeshme dekadat e fundit

Pavarësisht kufizimeve në vlerësimin e tyre, të dhënat në dispozicion tregojnë një rritje të përgjithëshme të remitancave në dekadat e fundit;

nga 126 miliard USD në vitin 2000, në 689 miliard USD më 2018.44) Kjo ecuri reflekton tiparin kryesor të migracionit ndërkombëtar si një nxitës i zhvillimit dhe marrjen e një serë masash nga shtetet anëtare të OKB-së për të forcuar qeverisjen globale të migracionit, veçanërisht prej vitit 2000.45)

Tre marrësit më të mëdhenj të remitancave në botë më 2018 ishin: India me 78.6 mld usd, Kina 67.4 mld dhe Meksika 35.7 mld. ShBA mbeten burimi kryesor i remitancave me 68 mld usd pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe 44.4 mld dhe Arabia Saudite 36.1 mld.

 

 

43) Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim.16 qershor 2018. F. 9.

44) IOM. UN Migration. World Migration Report 2020. F. 35

45) Brief September 26, 2019. Migration and Remittances. World Bank Group. Leveraging Economic Migration for Development: A Briefing for the World Bank Board. F. 1.

 

 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, A.Guterres është shprehur që: “Remitancat familjare kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në jetët e 1 miliard njerëve – një ndër shtatë persona në botë. Mbledhur së bashku, remitancat janë tri herë më të mëdha se Ndihma Zyrtare për Zhvillim dhe kalojnë Investimet e Huaja Direkte.” 46)

Asamblea e Kombeve të Bashkuara në sesionin plenar të 95-të më 12 qershor 2018, vendosi të shpallë 16 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Remitancave të Familjeve.47)

Sipas të dhënave më të reja të Bankës Botërore, remitancat gjithsej më 2020 janë vlerësuar $702 miliard, nga $719 më 2019 ose -2.4%. Në vendet

me të ardhura ulëta dhe të mesme, remitancat vlerësohen $540 miliard, nga $548 miliard ose -1.6% krahasuar me 2019.48)

Rënia e fluksit të remitancave është mjaft më ulët se 11% rënie në Investimet e Huaja Direkte (IHD) vlerësuar për vitin 2020. Përjashtuar Kinën, IHD ranë mbi 30% më 2020.49)

Një nga përfundimet që del nga analiza e ecurisë të remitancave globale për vitin 2020 është elasticiteti apo qendrueshmëria e tyre ndaj efekteve negative të pandemisë të COVID-19. Duke llogaritur këto efekte, Banka Botërore kishte vlerësuar një ulje prej 14% të remitancave dërguar anëtarëve të familjeve më 2020 krahasuar me nivelet para-pandemike. Ajo kishte parashikuar rritje të papunësisë midis migrantëve, pakësim të migrantëve të rinj, dhe rritje në kthimet e migrantëve në vendet e tyre të origjinës.50)

 

46) UN Secretary-General António Guterres. International Day of Family Remittances. 16 June.

47) Resolution adopted by the General Assembly of UN on 12 June 2018. https://undocs.org/A/RES/72/281.

48) https://www.weforum.org/agenda/2021/05/infographic-what-are-the-world-s-top-remittance-recipients/

49) World Bank Group.Resilience COVID-19 Crisis through a Migration Lens Migration and Development. Remittance Flows Proved to Be Resilient in 2020. Brief 34 May 2021.

50) World Bank. “COVID-19: Remittance Flows to Shrink 14% by 2021.” Accessed June 12, 2021.

 

 

 

 

3.3 Remitancat në Shqipëri në vitet 2005-2020

tabelën 7 dhe grafikun 4 kemi paraqitur të ardhurat apo dërgesat e emigrantëve (remitancat) në 15 vjetët e fundit, 2005-2020 në euro. Një vështrim i përgjithshëm tregon që nivelet më të larta të dërgesave të emigrantëve janë shënuar në vitet 2005-2008, përkatësisht 802,937,952 dhe

833 milion euro.

Në vijim, si rrjedhojë e krizës financiare botërore të vitit 2008, e cila goditi më shumë Greqinë dhe Italinë (ku është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve shqiptarë), si dhe i forcimit të lidhjeve të emigrantëve në vendet ku ata punojnë, remitancat në vitet 2009-2013 kanë kanë ardhur duke rënë përkatësisht në 781,689,664,675 dhe 545 milion euro.

Viti 2013 shënon edhe nivelin më të ulët të viteve në studim 2005-2020.Kujtojmë që ky ishte një vit zgjedhor për deputetët në Kuvend i cili ka dhënë efektin e tij tkurrës.

Në vitin 2014 dërgesat ishin 592 milion euro, me rritje prej rreth 9%, ndaj vitit 2013.

Në vitet pasues 2015-2020, ndryshe sa parashikohej nga literatura, se kurba e dërgimit të remitancave do të ulej me kalimin e 10-15 viteve të para emigracion, volumi i tyre erdhi me rritje (ndonëse me ritme të moderuara), duke shënuar nivelin më të lartë prej 702 milion euro në vitin 2019, rreth 29% më i lartë se më 2013.

Në vitin 2020, të ardhurat nga emigrantët vlerësohen 673 milion euro, 31 milion euro ose 4.1% më pak se në vitin 2019.Kjo rënie konsiderohet e ulët duke mbajtur parasysh pasojat negative që pandemia e Covid-19 shkaktoi në botë dhe në Shqipëri. Në Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ku bën pjesë Shqipëria), remitancat në vitin 2020 vlerësohen të kenë rënë rreth 9.7 %.51)

Kjo rënie është më e lehtë krahasur edhe me tregues makroekonomikë.

Kështu, rritja reale e PBB vjetore më 2020 rezultoi -5.5%, kurse balanca buxhetore -6.9 %.52) Pra, edhe në kushtet e vendit tonë vërtetohet prirja e qendrueshmërisë të remitancave në shkallë botërore.

Vendet kryesore nga e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptarë për vitin 2017 janë Greqia me 44% të volumit gjithsej, Italia 36.3%, ShBA

7.4% etj.53)

 

 

 

51) Migration and Development Brief 34 May 2021 Resilience COVID-19 Crisis Through A Migration Lens. Migration and Remittances Team Jobs Group, Social Protection and Jobs World Bank. F. 1.

52) Banka e Shqipërisë.Raporti vjetor, 2020. F. 48.

53) Të dhëna Banka Botërore. Përpunimi dhe analiza Open Data Albania 2018.

Tabela 7. Dërgesat neto të emigrantëve 2005-2020, në mln euro

Burimi: Banka e Shqipërisë 54)

54) Statistika të sektorit të jashtëm. Bilanci i pagesave. https://www.bankofalbania.org/

Në 6-mujorin e parë 2021 të ardhurat nga emigrantët kanë arritur në 341 milion euro, nga 335 milion më 2019 dhe 273 milion më 2020, përkatësisht 1.8% dhe 25% (Tab. 8).Siç dihet, 2019 konsiderohet një vit para pandemisë të Covid-19, 2020 një vit me intensitet të lartë të pandemisë dhe viti 2021 me intensitet të moderuar të saj.

Tabela 8. Të ardhura nga emigrantët, mln euro

Burimi. Seri Kohore (bankofalbania.org)

3.4 Ndikimi i remitancave në kuadrin makroekonomik

Në literaturën ndërkombëtare, analiza e peshës apo rolit të remitancave zakonisht fillon nga krahasimi me treguesit e tjerë makro si: PBB, bilanci tregëtar i jashtëm (eksportet-importet) dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD).

Nga analiza e këtyre treguesve del se remitancat kanë zënë një peshë të rëndësishme në kuadrin makroekonomik, ndonëse ka ardhur duke rënë në vitet e fundit. Në vitin 1993, remitancat kanë zënë 22.4% të PBB, 64 % të bilancit tregëtar dhe 479% të IHD. Tre vjet më vonë, më 1996, remitancat kanë zënë 16,6% të PBB, 73,7% të bilancit tregëtar dhe 554.5% të IHD.

Në vitin 2000, që mund të konsiderohet një vit normal, pas ngjarjeve dramatike të “krizës së fajdeve” të vitit 1997 dhe “krizës kosovare” të vitit 1999, remitancat kanë zënë 14,2% të PBB, 63.9% të bilancit tregëtar dhe 366.8% të IHD.

Në vitin 2007, që përbën vitin me nivelin më të lartë të periudhës 22 vjeçare (1993-2014), remitancat kanë zënë 12,2% të PBB, 45% të bilancit tregëtar dhe 196.8%  të IHD. Kurse në vitin 2013, pesha ka rënë në 5.7% të PBB, 29.7% të bilancit tregëtar dhe 57.4% të IHD.

Të dhënat e fundit të bilancit të pagesave tregojnë se të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të mbeten një fluks i rëndësishëm financimi për ekonominë shqiptare. Mesatarisht gjatë periudhës 2008-2018, remitancat kanë përbërë 12% të PBB-së së Shqipërisë.55)

Në pesë vitet 2014-2018, remitancat kanë zënë mesatarisht 24% të bilancit tregëtar, pa shumë luhatje nga njëri vit në tjetrin.56)

Në vitet 2008-2019 remitancat kanë zënë mesatarisht 74.3% të IHD, me tregues më të lartë në vitet 2008 (96.5%), 2012 (94.7%), 2011 (87.9%), 2014 (85.9%) etj, dhe tregues më të ulët në vitet: 2013 (57.7%), 2019 (65.1%), 2016 (65.2%), 2018 (65.6%).

Në vitin 2019 dërgesat e emigrantëve vlerësohen 702 milion euro, duke zënë 65% të IHD prej 1,073 milion,kurse në vitin 2020 këta tregues përkatësisht janë: 673 milion dhe 937 milion, dhe raporti midis tyre 71.8%. Të dhënat e 6-mujorit të parë tregojnë për rritje me ritme më të larta të dërgesave të emigrantëve kundrejt IHD në raportin midis tyre prej 73.7% (Tab. 9).

 

55) Gent Sejko- Governator. Banka e Shqipërisë. Diaspora dhe pagesat. Dhjetor 2019. F. 5.

56) INSTAT. Vjetari statistikor vjetor. 2019. F. 79.

Tabela 9. Investimet e huaja direkte, mln euro

Burimi. Seri Kohore (bankofalbania.org)

3.5 Efekti i remitancave në uljen e shkallës së varfërisë

Në nivel mikro, remitancat përdoren për të mbuluar një gamë të gjerë shpenzimesh familjare apo vetjake si: Për konsum; për reduktimin e varfërisë; Për shëndetin dhe arsimin; Për mjete dhe pajisje shtëpijake; Për blerje të banesave apo përmirësim të kushteve ekzistuese; Për blerje të gjësë së gjallë apo tokës; Për ngjarje familjare (lindje, martesa, udhëtime, ceremoni mortore etj); Për pagesat e huave të ndryshme përfshirë edhe kostot për migrim; Për të shtuar kursimet; Për të krijuar biznese për t’u vetë-punësuar etj.

Sipas anketave dhe statistikave zyrtare, në terma relative, 29.6 për qind e shqiptarëve vlerësoheshin të varfër më 1998.57) Në vijim, INSTAT, bazuar në kriteret metodologjike të Bankës Botërore, e monitoron varfërinë përmes anketave periodike të matjes të nivelit të jetesës (LSMS). Anketimi i parë është kryer në vitin 2002, dhe përsëritur çdo tre vjet: më 2005, 2008, dhe 2012.

Të dhëna e këtyre anketave tregojnë se varfëria absolute, e matur mbi bazën e konsumit mujor për frymë nën 4,891 lek me çmimet e vitit 2002, ka rënë në: 25.4 për qind më 2002, 18.5 për qind më 2005 dhe 12.4 për qind më 2008. Por në vitin 2012, shkalla e varfërisë ka pësuar një rritje prej 1.8 për qind, duke kapur nivelin prej 14.3 për qind.

Nga analiza e të dhënave të anketës 2008, INSTAT arrin në përfundimin se trendi i rënies të varfërisë ka ardhur nga rritja mbresëlënëse prej 7.1 për qind në vit e PBB-së reale në periudhën 1998-2008, së bashku me një rritje të pagave dhe pensioneve në 2005-2008.58)

Shpjegimi i shkallës të varfërisë, vetëm përmes ritmeve të rritjes apo uljes të PBB nuk është i plotë pasi në këtë proçes veprojnë edhe faktorë të tjerë. Prandaj INSTAT, në botime të tjera ka sjellë të dhëna që tregojnë edhe ndikimin e remitancave. Kështu, nga anketa e buxhetit të familjes për  vitin 2007, del se të ardhurat familjare nga emigracioni zinin 11.8 për qind të të ardhurave familjare gjithsej , nga të cilat në zonën urbane 7 për qind, kurse në zonën rurale rreth 18 për qind.59)

Të dhënat e vrojtimit nga Anketa e pasurisë familjare në Shqipëri, kryer nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me INSTAT, nxjerrin në pah se gjatë vitit 2019 23% e familjeve shqiptare kanë marrë rreth 2,000 euro remitanca mesatarisht në vit, që ndryshon sipas grupeve të ndryshme të familjeve dhe rajonit. Remitancat janë burimi i dytë më i rëndësishëm i të ardhurave të familjes, pas të ardhurave nga puna dhe se ato kanë një ndikim pozitiv dhe domethënës në uljen e varfërisë së familjeve në Shqipëri.60)

Gjatë dekadës së fundit, dërgesat e emigrantëve kanë zënë 14% deri 23% të të ardhurave totale; mbas të ardhurave nga puna, që zënë 49% deri 64% të të ardhurave totale; ndërsa burimet e tjera të të ardhurave si të ardhurat nga qiraja ose interesi, apo kontributet sociale përbëjnë 20% ose më pak të të ardhurave totale të familjes. Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohet të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve.61)

Rezultatet empirike konfirmojnë se dërgesat e emigrantëve kanë zvogëluar probabilitetin që familja të jetë e varfër, përfundim ky në përputhje me literaturën që sugjeron se dërgesat e emigrantëve rrisin nivelin e të ardhurave të familjeve që marrin remitanca, si rezultat rrisin nivelin e konsumit dhe kursimeve dhe si rrjedhojë, zvogëlojnë varfërinë. Ndikimi i remitancave në familjet shqiptare është i rëndësishëm pasi ato përbëjnë mesatarisht 34% të totalit të të ardhurave mujore të familjes. Madje, për 24,4% të familjeve që marrin remitanca, ato janë burimi kryesor dhe i vetëm i të ardhurave të familjes. Mesatarisht vlerësohet se 38% e totalit të familjeve shqiptare kursejnë, por ato që marrin kursejnë pak më shumë se ato që nuk marrin remitanca.62)

 

 

57) 1998 Living Conditions Survey (LCS) conducted by INSTAT: MICS 2000 Survey conducted by INSTAT with UNICEF support.November 2001. P. 11.

59) INSTAT.  Anketa e buxhetit të familjes 2006-2007.

60) Banka e Shqipërisë. Remitancat dhe ndikimi i tyre në varfëri: Rasti i Shqipërisë. Revista ekonomike 1/2021. F. 37.

61) Gent Sejko - Guvernator. Banka e Shqipërisë. Diaspora dhe pagesat. Dhjetor 2019. F. 5.

62) Banka e Shqipërisë. Remitancat dhe ndikimi i tyre në varfëri: Rasti i Shqipërisë. Revista ekonomike 1/2021. F. 43.

 

 

 

3.6 Efekti i remitancave në sistemin bankar

Një pjesë e remitancave janë drejtuar edhe në rritjen e kursimeve të familjeve në vendin e origjinës. Ato kanë dhënë efektin e tyre të ndjeshëm dhe të vijueshëm për rritjen e depozitave bankare në tërësi dhe, të depozitave të individëve, në veçanti.

Depozitat gjithsej të konvertuara në usd në vitin 2014 arrinin rreth 8,485 milion usd, nga 328 milion usd më 1993 ose rreth 26 herë, depozitat e individëve 7,169 milion usd nga 146 milion usd ose 49 herë, të tjerat 1,316 milion usd nga 182 milion usd ose 7.2 herë. Pra, depozitat e individëve janë rritur me ritme më të larta se llojeve të tjera.

Për periudhën 1993-2014 në Shqipëri kanë hyrë mesatarisht 734 milion usd në vit remitanca kundrejt 326 milion usd mesatarisht në vit depozitat e individëve,ose 2.25 herë.

Në vitet 1993-1997, depozitat gjithsej kanë zenë mesatarisht 66.5 për qind të aktiveve gjithsej,nga të cilat individët 35.8 për qind dhe të tjerët 30.7 për qind. Kurse në vitet 1998-2007 kanë zenë 84.3 për qind, nga individët 69.2 për qind dhe të tjerët 15.1 për qind.

Gjatë viteve 2008-2014 depozitat gjithsej kanë zenë mesatarisht 76.9 për qind, nga individët 65.1 për qind dhe nga të tjerët 11.8 për qind. Kurse për periudhën 1993-2014, ato kanë kanë zënë mesatarisht 78.8 për qind të aktiveve të bankave me kapital vendas dhe të huaj, depozitat nga individët 65.5 për qind dhe depozitat e tjera prej 13.7 për qind.

Kjo prirje ecurie ka vijuar edhe pas vitit 2014. Në vitin 2015, bilanci në total i sistemit bankar arriti në 1.318 miliard lekë, ose 91.3% e PBB, me një rritje prej 1.9% ndaj vitit 2014. Totali i depozitave arriti në 1.100 miliard lekë, 71.8% e PBB plus 3.3% rritje ndaj 2014.63)

Në vitet 2016-2020, mjetet monetare të sistemit të bankave të nivelit të dytë kanë zënë nga 88.8% të PBB në vitin 2018, në 98.9% më 2020, kurse depozitat gjithsej nga 72.1% në 80.4% (Tab. 10). Depozitat me pakicë (nga individët) kanë zënë nga 50.3% të PBB më 2019, në 66.3% më 2020. Kurse depozitat nga biznesi kanë zënë përkatësisht 11.2% dhe 14.1%.

Nga llogaritje të mëtejshme del se gjatë kësaj periudhe, depozitat nga individët kanë zënë nga 82% të depozitave gjithsej në 6-mujorin e parë 2021 në 84.3% më 2016. K uptohet, depozitat nga biznesi mbeten në shifra më të ulëta: nga 15.7% më 2016 në 18% më 2021. Fakti që pjesa më e madhe e depozitave gjithsej përbëhen nga depozitat e individevë tregon që një pjesë e kursimeve të familjeve shqiptare kanë kursyer duke iu drejtuar zyrave të linçesuara bankare. Kuptohet që pjesa më e madhe e këtyre kursimeve e kanë burimin e tyre nga dërgesat e emigrantëve.

 

63) Shoqata Shqiptare e Bankave. Raport Vjetor 2015. F. 9.

Tabela 10. Të dhëna të sistemit bankar për depozitat 2016-2021, në % ndaj PBB

Burimi: Përpunime nga autori me burim nga statistikat e Shoqata Shqiptare e Bankave.64)

64) Shoqata Shqiptare e Bankave. Statistika. http://phpstack-109051-314080.cloudwaysapps.com/

3.7 Efekti i remitancave në investimet private për banim

Një pjesë e madhe e migrantëve që dërgojnë remitanca për investime i përdorin ato për blerje shtëpijash dhe pasuri të tjera të palujtëshme (40.4%).

Të tjerë i dërgojnë për t’i përdorur në sektorin e shërbimeve (tregti, transport, turizëm etj.).65)

Referuar Censusit 2001, deri në këtë vit në Shqipëri kishte gjithsej 512,387 ndërtesa për banim.66) Kurse sipas Censusit 2011, numri i tyre ishte 598,267. Pra, në dekadën 2002-2011 ishin shtuar 85,880 banesa të reja, 16.8%, kryesisht shtëpi individuale.

Rreth 57% e të gjithë ndërtesave të banuara janë të përqëndruara në zonën urbane dhe rreth 43% në zonën rurale. Krahasuar me vitin 2001, ka një rritje në zonën urbane me 24,7% dhe një ulje në zonën rurale me 20,5%. Qarku i Tiranës kryeson me 26%, pasuar nga qarku i Fierit, Elbasa- nit, Durrësit dhe Vlorës etj.67)

Një pjesë e madhe e remitancave janë investuar në përmirësimin e kushteve të banimit edhe në ndërtimet pa një lejë të autoriteteve të qeverisë qëndrore apo vendore. Indirekt kjo del nga të dhënat e publikuara nga ALUIZNI-t agjenci e posaçme shtetërore e cila ka të drejtë të japë lejet e legalizimit sipas ligjit.68) Sipas kësaj agjencie, deri në vitin 2005 ishin bërë 64 mijë aplikime për legalizim për ligjërimin e tyre. Por dhjetë vjet më vonë, më 2015, numri i aplikimeve arriti në 446,061; nga të cilat në qarkun e Tiranës 129,909 apo 29.1 për qind dhe në atë të Durrësit 69,705 aplikime apo 15.6 për qind dhe, në të dy qarqet 44.7 për qind.69)

Gjatë viteve 2006-2009 ishin bërë vetëm 1.583 lejë ligjërimi (legalizimi), kurse deri në vitin 2020 rreth 200 mijë (199.754) dhe proçesi po vijon me ritme më të larta se më parë.70) Urbanizimi është rrjedhojë e tre faktorëve: i shtesës natyrore të popullsisë, i migrimit rural-urban neto, i zgjerimit progresiv të kufijve urbanë dhe i krijimit të qendrave të reja urbane. Më shpesh, urbanizimi është kryesisht rezultat i migracionit.71)

Migrimi ndërkombëtar është shoqëruar nga ritme të larta të migrimit të brendshëm, nga zonat rurale drejt atyre urbane. Sipas Censusit 2011, popullsia në zonën urbane arriti 53,5% e popullsisë gjithsej, nga 42.2% më 2001 dhe 35.7% më 1989 (Tab. 11).

Dendësia e popullsisë në shkallë vendi është ulur nga 107 banorë për km² në 2001 në 97 banorë për km² në 2011. Por qarku i Tiranës dhe i Du-rrësit shënojnë tregues të lartë: përkatësisht 454 dhe 343 banorë/km².

 

 

 

 

65) Roli i remitancave në zhvillimin ekonomiko-social të vendit. F. 10.

66) INSTAT, 2009. Vjetari statistikor 1998-2007. F. 281.

67) INSTAT, 2012. Censusi i popullsisë dhe i banesave 2011. F. 18-19.

68) VKM nr. 289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)”.

69) http://www.aluizni.gov.al/wp-content/uploads/2015/11/12.jpg

70) Agjencia Shtetërore e Kadastrës. https://www.ashk.gov.al/indikatoret-historik/

71) IOM. World Migration Report 2015 Migrants and Cities: New Partnerships to Manage Mobility. P. 19.

Tabela 11. Numri i popullsisë gjithsej, urbane dhe rurale

Referuar të dhënave të INSTAT më 1 janar të çdo viti, del se pas Censusit 2011 është thelluar më tej prirja e rritjes të popullsisë shqiptare në qytete dhe, për rjedhojë ka ardhur në rënie popullsia në fshat.72) Të dhënat e vitit 2015 tregojnë që popullsia në qytet është rritur në 57.2 për qind, kurse ajo në fshat ka rënë në 42.8 për qind (Tab. 11).

Sektori i Popullsisë i Departmentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara ka përgatitur Perspektivën e Urbanizimit të Botës duke rishikuar të dhënat për vitin 2018. Përqindja e popullsisë në mes-viti që banon në zonat urbane sipas rajonit, nënrajonit, vendit dhe zonës, 1950-2050.73) Nga analiza e këtyre të dhënave del se urbanizimi në shkallë botërore, rajonale dhe sipas shteteve do të vijojë me ritme të shpejta në dekadat që vijnë. Kjo do të diktojë që gjithnjë e më shumë mjete monetare do të investohen për ndërtime urbane.

Krahasimet midis vendeve të Ballkanit perëndimor tregojnë të njëjtin trend urbanizimi por me ritme më të larta në Shqipëri. Në vitin 1990, këto shtete kishin arritur nivele të popullsisë urbane si vijon: Bosnja dhe Hercegovina 39.2 për qind, Mali i Zi 48 për qind, Serbia 50.4 për qind, Maqedonia e Veriut 57.8 për qind. Kurse Shqipëria ishte në nivelin 36.4 për qind (Tab. 12).

Në vitin 2015, popullsia urbane në Bosnjë dhe Hercegovinë kishte arritur 47.2 për qind, në Malin e Zi 65.8 për qind, Serbi 55.7 për qind, Maqedoninë e Veriut 57.4 për qind. Kurse në Shqipëri ishte ngritur në 57.4 për qind. Popullsia e Shqipërisë, sipas parashikimeve të OKB-së, në vitin 2030 parashikohet të arrijë në në 2.787 mijë banorë, më 2040 parshikohet të arrijë në 2.634 mijë banorë.

mijë dhe më 2050 2.424 mijë.74) Në të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara mungojnë ato të Kosovës, nga regjistrimi i vitit 2011 Kosova kishte 1.739.825 banorë, nga të cilët 661.586 (38%) në zonat urbane dhe 1.078.239 (62%) në zonat rurale.75)

Në vitin 2050, në këtë grup shtetesh popullsia urbane parashikohet të arrijë nivelet: Bosnja dhe Hercegovina 64.6 për qind, Mali i Zi 77.3 për qind, Serbia 68.8 për qind, Maqedonia e Veriut 72.7 për qind. Kurse Shqipëria parashikohet të arrijë 78.2 për qind, niveli më i lartë i urbanizimit ndërmjet këtyre vendeve.76)

 

 

72) INSTAT: Femra dhe Meshkuj në Shqipëri. 2016. F. 22.

73) United Nations, Department of Economic and Social Affairs, Population Division (2018).

World Urbanization Prospects: The 2018 Revision, Online Edition. File 2: Percentage of Population at Mid-Year Residing in Urban Areas by Region, Subregion, Country and Area, 1950-2050.

74) http://population.un.org/wpp/

75) Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2011. Popullsia sipas gjinisë, etnicitetit dhe vendbanimit. Prishtinë. Prill 2013. F.11. http://ask.rks-gov.net/

76) L. Shahollari. Ndryshimet në shpërndarjen territoriale të popullsisë shqiptare: Ritme të shpejta migrimi drejt zonave urbane. Revista “Demografia”, f. 17-48.

Tabela 12. Përqindja e popullsisë në mes-viti që banon në zonat urbane, 1990-2050 në vendet e Ballkanit Perëndimor

Përfundime dhe disa sugjerime

Migracioni dhe remitancat ndërkombëtare janë në bashkëveprim të vazhdueshëm midis tyre: remitancat janë produkt i migracionit por më pas ato bëhen nxitje për një migrim të ri, që ndryshon në varësi me kushtet dhe vendet e ndryshme.

Migrimi sjell jetë dhe progres - shkruan Ravenstein në “Ligjet e migracionit” (1885) - kurse një popullsi që s’lëviz sjell ngecje. Ai i shpjegoi shkaqet kryesore të migrimit bazuar në modelin shtytës-tërheqës (“pushpull model”). Migracioni nxitet nga hendeku i të ardhurave e punësimit në vendet e origjinës e të mbërritjes; nga pabarazia ekonomike e sociale; nga zhbalancimet demografike dhe ndryshimet e klimës. Faktorë të tjerë lidhen me përjashtimin, diskriminimin, korrupsionin, mangësitë në arsim, shëndetësi, sigurim social etj.

Migracioni ndërkombëtar nuk është një dukuri vetëm pozitive apo vetëm negative; ai konsiderohet efektiv sa kohë është i rregullt dhe nuk prish ekuilibrat demografikë e socialë në vendet e origjinës dhe të pritjes së tyre. Kjo është arsyeja pse rreth 44% e përgjigjeve të anketës të Euro-barometrit (pranverë 2019) e shikonin imigracionin si çështjen më kritike (pas ndryshimeve të klimës) me të cilën përballet BE.

Numri i migrantëve dhe volumi i remitancave botërore janë rritur me ritme të larta, por ritmet e remitancave kanë qenë më të larta se të migrantëve. Numri i emigrantëve më 2019 ndaj vitit 2000 është rritur 56.5%, kurse remitancat 5.5 herë. Ngritja e kualifikimit të emigrantëve dhe vullneti i tyre për të ndihmuar familjet janë faktorët ndikues në këtë proçes.

Migracioni ndërkombëtar në vendin tonë është shoqëruar nga dy efekte kontraditore: nga njera anë ka sjellë më shumë valutë përmes dërgesave

të emigrantëve dhe nga ana tjetër pakësim të popullsisë, sidomos në moshë pune, me pasojat sociale që e shoqërojnë atë.

Referuar tre regjistrimeve (censuseve) të fundit (1989, 2001, 2011), gjatë 22 vjetëve popullsia shqiptare ka rënë me 12%. Më 2020 kemi pasur rritje prej vetëm 1.1% ndaj 2011.

Në 6 vitet e fundit (2015-2020) janë larguar nga vendi 36.712 emigrantë mesatarisht në vit dhe janë kthyer 20.084. Kështu, migracioni neto rezulton 16.628 mesatarisht në vit.

Më 2020, numri i emigrantëve u pakësua 45.6% ndaj vitit 2019, kurse numri i personave të kthyer në vend, 65.5%. Si rrjedhojë, migracioni neto u tkurr nga 23.082 persona më 2019, në 16.684 më 2020. Në këtë ulje efekt ka dhënë pademia e Covid-19, e cila u karakterizua nga reduktimi i vendeve të punës si dhe nga kërkesa më të forta për kalimin e kufijve ndërshtetërorë.

Rënia e shtesës natyrore (lindjet-vdekjet) përbën dukurinë tjetër në pakësimin e popullsisë, ndërsa pakësimi i numrit të lindjeve përbën faktorin kryesor të rënies të shtesës së popullsisë. Në vitet 2012-2020 kanë lindur 14.5% fëmijë më pak se në vitet 2002-2011.

Për të mbajtur nivelin e zëvëndësimit të popullsisë, shumica e vendeve në Europë kanë miratuar masa për të nxitur lindjet, përmes “bonuseve të bebeve”, lehtësimeve në taksa, pagesave për pushime prindërore pas lindjes etj. Në Shqipëri, me VKM të 12 dhjetorit 2018, masa e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura prej 1 janarit 2019 është: 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë; 120 mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim etj. Deri tre vjet më parë, ndihma financiare ishte vetëm 5 mijë lekë. Për të matur efektin e kësaj mase, OJF të ndryshme mund të organizojnë anketime me prindërit e fëmijëve.

Sipas të OKB për vitin 2019, Italia dhe Greqia kanë rreth 75% të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë. Pjesa tjetër janë në SHBA, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë etj.

Numri i emigrantëve shqiptarë në ShBA vlerësohet për rreth 150 mijë persona. Ky numër është rritur përmes bashkimeve familjare dhe Programit të llotarisë që aplikohet nga 1 tetori deri më 3 nëntor të çdo viti.

Në vitin 2018, për vizë amerikane aplikuan 367,231 qytetarë shqiptarë ose rreth 13 për qind e popullsisë së vendit, që shënon edhe numrin më të lartë.

Shqipëria bën pjesë mes 20 vendeve në botë, me më shumë emigrantë në raport me popullsinë. Flukset e migracionit u rritën në vitet 2015-2016

kur rreth 66 mijë shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në BE, kryesisht në Gjermani. Shifrat kanë rënë ndjeshëm gjatë pandemisë të Covid-19, feno-

meni vijon, ndonëse me ritme më të ulëta.

Për të njohur më mirë çështjet e migrantëve shqiptarë në botë, në legjislaturën 2017–2021 u ngrit Ministria e Diasporës. Më 2018 u miratua edhe

një ligj për  diasporën, si dhe akte nënligjore në zbatim të tij. Por shkrirja e saj në fillim të kësaj legjislature (2021) ka krijuar paqartësi lidhur me institucionet dhe funksionet e tyre që do të trajtojnë çështjet e diasporës.

Një nga përfundimet që del nga analiza e ecurisë të remitancave globale për vitin 2020 është elasticiteti i tyre ndaj efekteve negative të pandemisë të Covid-19. Banka Botërore kishte vlerësuar një ulje të remitancave prej 14% më 2020 krahasuar me 2019. Në fakt, kanë rënë vetëm 2.4%, dhe në vendet me të ardhura ulëta dhe të mesme, vetëm 1.6%.

Një prirje e tillë vërtetohet edhe në vendin tonë. Si rrjedhojë e krizës ekonomike në BE e sidomos në Greqi e Itali, të ardhurat e emigrantëve pas vitit pësuan rënie 2008. Vitet e fundit kurba e remitancave ka ardhur në rritje (ndonëse me ritme të ulëta), deri në 702 milion euro më 2019. Më 2020, të ardhurat nga emigrantët vlerësohen 4.1% më pak se më 2019 por më e vogël krahasur me PBB (-5.5%), balancën buxhetore (-6.9%) etj.

Kjo rënie konsiderohet e ulët duke mbajtur parasysh pasojat negative të pandemisë të Covid-19. Në 6-mujorin e parë 2021, në kushte disi më të mira pandemike, të ardhurat nga emigrantët janë rritur 1.8% më shumë se e njëjta periudhë e 2019 dhe 25% ndaj 2020.

Literatura:

 

1. Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2011. Popullsia sipas gjinisë, etnicitetit dhe  vendbanimit. Prishtinë.

2. Agjencia Shtetërore e Kadastrës. https://www.ashk.gov.al/indikatoret-historik/

3. Banka e Shqipërisë. Pandemia dhe remitancat. Shkurt 2021. Pandemia  dhe Remitancat Revista (fliphtml5.com)

4. Banka e Shqipërisë. Remitancat dhe ndikimi i tyre në varfëri: Rasti i Shqipërisë .Revista ekonomike 6M1 – 2021.

5. Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim. 16 qershor 2018.

6. Banka e Shqipërisë. Raporti vjetor, 2020.

7. Banka e Shqipërisë. Statistika të sektorit të jashtëm. Bilanci i pagesave. https://www.bankofalbania.org/

8. BBC. How do countries fight falling birth rates? 15 January 2020. https://www.bbc.com/ news/world-europe-51118616.

9. Diversity Visa Program, DV 2013-2015: Number of Entries Received during Each Online Registration Period by Country of Chargeability DV online registration period - Each year through the Department of State, Electronic Diversity Visa website, www.dvlottery.state.gov.

10. ELSTAT (Instituti i Statistikave Greke) 2014.

11. Eurostat 2021.First time asylum applicant in the EU by citizenship, Q1 2020-Q1 2021.

12. Eurostat Newsrelease (2016) Asylum in the EU member states: record number of over 1.2 million first-time asylum seekers registered in 2015, Eurostat Newsrelease 44, 4 March.

13. Eurostat. Statistics on migration, residence permits, citizenship and asylum for the enlargement countries 2020 edition. (https://ec.europa.eu/eurostat).

14. Gedeshi, Ilir dhe King, Russell: Tendencat e reja të migrimit potencial nga Shqipëria. Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung. Tiranë, Dhjetor 2018.

15. Gemi, Eda: Transnational mobility and transfers of Albanians in Greece and Italy: A comparative approach. ITHACA Research Report N. 8/2015 P. 9-10.

16. Gemi,  Eda.  Eliamep  &  eui.  European  university  institute,  Florence.Robert Schuman centre for advanced studies.Transnational mobility and transfers of Albanians in Greece and Italy: A comparative approach. ITHACA Research Report N. 8/2015 P. 9-10.

17. INSTAT: Anketa e Buxhetit të Familjes, 2006-2007.

18. INSTAT: Shqipëria: Trendi i varfërisë, 2002-2005-2008.Tiranë, prill 2009.

19. INSTAT: Shqipëria: Trendi i varfërisë, 2002-2005-2008-2012. Tiranë, shtator 2013.

20. INSTAT: Censuset 1989, 2001, 2011.

21. INSTAT, Tiranë, më 7 Maj 2021.

22. INSTAT. http://www.instat.gov.al/media/8303/popullsia-me-1-janar-2021.pdf.

23. INSTAT 2019. Diaspora e Shqipërisë në shifra.

24. INSTAT. Vjetari statistikor vjetor. 2019.

25. INSTAT, 2009. Vjetari statistikor 1998-2007.

26. INSTAT, 2012: Censusi i popullsisë dhe banesave 2011.

27. IOM, Glossary on Migration, International Migration Law Series No. 34, 2020. Migration.

28. IOM. World Migration Report 2015.Migrants and Cities: New Partnerships to Manage Mobility.

29. ISTAT-Stranieri residenti al 1° gennaio - Cittadinanza (istat.it)

30. Julija Simić | EURACTIV.rs. Mar 22, 2018.

31. Key Migration Terms. IOM, Glossary on Migration, International Migration Law Series No. 25, 2011.

32. Lee S. Everett: A Theory of Migration.Demography, Vol. 3, No. 1. (1966), pp. 47-57.

33. Ligj Nr. 18/2017 Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

34. Ligj Nr. 57/2019 Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë.

35. Migration Policy Debates © OECD. Is migration good for the economy? May 2014.

36. Migration and Development Brief 34 May 2021 Resilience COVID-19 Crisis Through A Migration Lens. Migration  and  Remittances Team  Jobs Group, Social Protection and Jobs World Bank.

37. OECD. Migration Policy Debates. Is migration good for the economy? May 2014.

38. Office for Democratic Institutions and Human Rights. Observation of the Parliamentary elections held in the Republic of Albania, May 26 and June 2, 1996.

39. Office for National Statistics. “Table 1.3: Overseas-born population in the United Kingdom… by country of birth, January 2019 to December 2019”. 21 May 2020.

40. Ravenstein, E. G. “The Laws of Migration”, Journal of the Royal Statistical Society, vol 52 (1889) pp 214 – 301. Online at JSTOR.

41. Sejko, Gent – Guvernator. Banka e Shqipërisë. Diaspora dhe pagesat. Dhjetor 2019.

42. Statistics of Canada “2011 National Household Survey: Data tables”.

43. Shahollari, Luan: Pabarazia në të ardhurat dhe disa masa për zbutjen e saj. Revista Demografia Nr. 1, Tiranë, 2015. F. 5 – 31.

44. Shahollari, Luan: Migracioni, remitancat dhe disa aspekte të ndikimit të tyre në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë. Revista “Demografia” Nr. 1. 2016. F. 36-73.

45. Shoqata Shqiptare e Bankave. Raport Vjetor 2015 dhe 2020.

46. Tasos, Kokkinidis. January  29, 2020.  https://greekreporter.com/2020/01/29/parliament-approves-2000-euro-benefit-for-every-child-born-in-greece/

47. Të dhëna Banka Botërore. Përpunimi dhe analiza Open Data Albania 2018.

48. The WB 2018. Moving for prosperity. Global migration and labor markets. Policy Research Report.

49. VKM  Nr. 289, datë 17.5.2006 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

50. VKM  Nr. 740, datë 12.12.2018  Për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe proçedurën e dhënies së tij.

51. World Bank Group. Leveraging Economic Migration for Development. A Brieng for the World Bank Board. September 2019.

52. www.money.it/bonus-bebe-2019-assegno-natalita-Inps-importi-requisiti-domanda

53. www.service-public.fr (in French). Retrieved 2019-04-02.

54. https://en.wikipedia.org/wiki/Baby_bonus

55. https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/diversity-visa-program-entry/diversity-visa-program-statistics.html

56. http://www.aluizni.gov.al/wp-content/uploads/2015/11/12.jpg

57. https://www.mykorca.al/c/17/lendina-e-loteve

 

@ 2021 Revista Demografia  -  Botim i Shoqatës Shqiptare të Demografëve  *  Të gjitha të drejtat e rezervuara