KRITERET PËR BOTIMIN E ARTIKUJVE NË

REVISTËN “DEMOGRAFIA”

Të nderuar bashkëpunëtorë!

 

Prej qershorit 2013 revista “Demografia” është regjistruar në mënyrë të përhershme në ISSN (International Standard Serial Number), një kod ndërkombëtar që identifikon publikimet seriale, me qendër në Paris. Në përputhje me programin e Shoqatës së Demografëve, temat që trajton revista janë kryesisht të karakterit demografik, social dhe ekonomik, si: rritja e popullsisë, statistikat jetësore, mirëqenia dhe varfëria, papunësia, të ardhurat dhe pabarazia, zhvillimi i qëndrueshëm, mjedisi, treguesit ekonomikë dhe financiarë, tatimet dhe taksat etj.

Me qëllim që të ngremë cilësinë shkencore të revistës, redaksia u rekomandon autorëve që të përgatisin artikuj për botim duke iu përmbajtur kritereve që vijojnë:

 

1- Artikulli duhet të jetë fryt i punës së autorit (autorëve) duke përdorur të dhëna nga publikimet më të fundit, apo nga pyetësorë dhe teknika të tjera, që i kryejnë apo drejtojnë vetë.

2- Artikulli të shkruhet në gjuhën shqipe, duke respektuar rregullat e drejtshkrimit, përfshirë përdorimin e shkronjave ë dhe ç.

3- Artikulli duhet të ketë një strukturë standarde: hyrje, analiza në kapituj dhe nënkapituj dhe në mbyllje përfundimet dhe rekomandimet.

4- Artikulli të shkruhet në MSWord, nga 8 deri në 14 faqe në formatin A4, fonti Times New Roman, p.p. 12, me largësi 1 midis rreshtave, në vartësi me numrin e tabelave dhe grafikëve.

5- Artikulli duhet të përmbajë një përmbledhje (abstract) në gjuhën angleze nga 200-250 fjalë dhe 5-6 fjalë kyçe (key words).

6- Footnotes duhet të jenë p.p. 10, duke cituar më parë emrin dhe pastaj mbiemrin e autorit.

7- Referencat apo literatura e përdorur për përgatitjen e artikullit përmbajnë më parë mbiemrin dhe pas emrin e autorit.

8- Artikulli i nënshtrohet më parë një shqyrtimi nga dy reçensentë të caktuar nga redaksia, që janë specialistë të fushës përkatëse. Rekomandimet

e tyre me shkrim do të mbahen parasysh në vendimin që do të marrë redaksia e revistës.

9- Artikujt mund të dërgohen në adresën e e-mail_it si vijon: lshahollari@yahoo.com.

 

 

 

Redaksia e revistës “Demografia”

 

@ 2021 Revista Demografia  -  Botim i Shoqatës Shqiptare të Demografëve  *  Të gjitha të drejtat e rezervuara